24 November 2026, 15:44
Nga E.M

DURRËS- Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) ka konstatuar diskriminim të rëndë, të shumëfishtë dhe ndërsektorial ndaj 52-vjeçarit Artan Andoni nga Spitali Rajonal Durrës. Andoni i cili ishte i pastrehë humbi jetën pasi u la në një hapësirë publike pas daljes nga spitali.
Sipas vendimit të KMD-së, Artan Andoni, i cili u trajtua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe më pas u shtrua në Spitalin Rajonal Durrës, u nxor nga spitali pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore dhe mungesës së një zgjidhjeje të sigurt për strehimin dhe kujdesin e mëtejshëm.
KMD deklaron se hetimi ka zbuluar se gjatë komunikimeve publike të spitalit ishin bërë publike të dhëna konfidenciale mbi gjendjen shëndetësore të 52-vjeçarit. KMD i ka kërkuar Spitalit Rajonal Durrës që brenda tre muajve të rishikojë procedurat e daljes për pacientët pa strehë, pa mbështetje familjare apo që nuk mund të kujdesen për veten.
Sipas raportimeve të spitalit të Durrësit, askush nuk u paraqit për ta marrë. Autoritetet spitalore njoftuan vëllanë e tij dhe shërbimin social, ndërsa më pas ai u transportua me autoambulancë në Portin e Peshkimit, ku, sipas spitalit, pritej të merrej nga familjarët, pasi kishte punuar më parë në atë zonë. Megjithatë, askush nuk u paraqit për ta marrë dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Shërbimet e emërgjencës nga ana tjetër u njoftuan nga peshkatarët e zonës ndërsa autoambulanca e riktheu pacientin në Spitalin Rajonal të Durrësit. 52-vjeçari u gjet tek porti i peshkimit, në gjendje të rënduar dhe u rikthye në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale në këmbë. Ai njihej në Durrës si endacak dhe prej vitesh ishte përdorues i lëndëve narkotike, si heroinë e kokainë. Gjithashtu është bartës i virusit HIV, por jo i sëmurë me SIDA.
Njoftimi i plotë:
Një pacient u la në një hapësirë publike pas daljes nga Spitali Rajonal Durrës, pa iu siguruar një vend i sigurt ku të qëndronte dhe pa iu garantuar vijimësia e kujdesit. Hetimi, i nisur nga KMD pas raportimeve në media, konstatoi gjithashtu se gjatë komunikimeve publike të spitalit u zbuluan të dhëna konfidenciale për shëndetin e pacientit.
Me vendimin nr. 298, datë 10.11.2026, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstatoi diskriminim në formë të rëndë, të shumëfishtë dhe ndërsektoriale nga Spitali Rajonal Durrës. KMD konstatoi diskriminim edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në aksesin në shërbimet e kujdesit shoqëror. Mungesa e shërbimeve të përshtatshme e la pacientin pa një mundësi strehimi pas daljes nga spitali.
Çfarë duhet të ndryshojë?
Brenda 3 muajve, Spitali Rajonal Durrës duhet të rishikojë procedurën e daljes për pacientët pa strehë, pa mbështetje familjare ose që nuk mund të kujdesen për veten. Dalja duhet të bëhet pas vlerësimit klinik dhe social, në bashkëpunim me shërbimet sociale dhe pasi të jetë siguruar një vend i përshtatshëm ku pacienti mund të qëndrojë. Spitali duhet gjithashtu të mbrojë konfidencialitetin e të dhënave shëndetësore dhe të trajnojë personelin për mosdiskriminimin.
Brenda 6 muajve, Ministria duhet të marrë masa për miratimin e një protokolli që përcakton si bashkëpunojnë institucionet për referimin dhe daljen e sigurt nga spitali. Ajo duhet të marrë masa edhe për të siguruar shërbime publike rezidenciale, emergjente dhe rehabilituese për personat me varësi nga drogat.
Për të parandaluar raste të ngjashme, KMD rekomandoi shtrirjen e standardit të daljes së sigurt në të gjitha spitalet publike dhe u drejtoi rekomandime të posaçme institucioneve përgjegjëse për kujdesin shëndetësor, shërbimet sociale dhe reagimin në raste urgjente.
Institucionet duhet ta informojnë KMD-në për masat e marra ose të planifikuara brenda 30 ditëve nga marrja dijeni për vendimin./Dosja.al
Durres Artan Andoni
Aktualitet
24 November 2026, 15:41
G.M
Luiz Ejlli
TIRANA- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit që shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli për fa...
Aktualitet
24 November 2026, 15:38
E.M
SERBI- Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka tërhequr vëmendjen në një moment të paza...
Aktualitet
24 November 2026, 15:32
E.d
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj
TIRANA- Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm ...
Aktualitet
24 November 2026, 15:25
E.d
Pamje nga vendngjarja
GREQI- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur orët e para të mëngjesit në lagjen Nea Jonia të Ath...
Aktualitet
24 November 2026, 15:18
E.M
KOSOVË- Mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është në fazën e fundit të përgatitjes...
Aktualitet
24 November 2026, 15:10
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Pesë punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, n&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 15:02
E.M
SPANJË- Në Spanjë janë arrestuar tre shqiptarë, Renato D., Ermal N. dhe Florian P., pasi dyshohen si pjesëtarë të nj&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 14:48
G.M
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara në Hagë, 17 nëntor 2026.
Mbrojtja e ish-presidentit t...
Aktualitet
24 November 2026, 14:44
Elton Qyno
Detaje të reja dalin në dritë nga atentati i rëndë në lagjen “1 Maji” në Fier, ku mbetën të plagosur S...
Aktualitet
24 November 2026, 14:12
G.M
thirrje per proteste
KOSOVA- Një protestë kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore do të mbahet nesër, m&eu...