30 October 2026, 21:26
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD-ja mbështet protestën studentore që prej nisjes së saj, por ka theksuar se partia nuk është organizatore e tubimit. I ftuar në emisionin “ÇdoKënd” në A2 CNN, Berisha u shpreh se strukturat e Partisë Demokratike iu përgjigjën thirrjes për protestë të bërë nga Sindikata e Universiteteve më 13 tetor, duke marrë pjesë në tubimin para Ministrisë së Arsimit.
Lideri i opozitës sqaroi se protesta studentore u thirr nga Sindikata e Universiteteve dhe se thirrjes iu përgjigj edhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike, përmes strukturave të tij në universitete. Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për reagim të ashpër ndaj protestuesve, duke theksuar se ndërhyrja kundër tyre synonte të shuante revoltën që në ditën e parë.
“Partia Demokratike është në protestë që në datën 1 qershor, por dua të sqaroj një gjë. Vera që kaloi u karakterizua nga protesta më e madhe qytetare në historinë e vendit. Në këto rrethana, partia e protestës, nëna e protestës në Shqipëri, u përshtat dhe respektoi karakterin qytetar. Morën pjesë me qindra mijëra anëtarë të PD-së çdo natë, pa simbolet e saj. Vendosi të respektonte frymën dhe karakterin qytetar. Sa i përket protestës së studentëve, po përpiqen shumë për autorësi, por e vërteta është se protesta u thirr nga Sindikata e Universiteteve, më 13 tetor, te Ministria e Arsimit. Analizat e rreme janë të neveritshme.
Thirrjes për protestë iu përgjigj Forumi Rinor i Partisë Demokratike, dega e universiteteve. Kështu që, në datën 13 në protestë ishin me qindra anëtarë të strukturave të PD-së, por edhe grupe pa lidhje me Forumin. Edi Rama u hodh kafshërisht mbi ta dhe mendoi se duke i shtypur egërsisht ditën e parë, do të shuhej zëri i tyre. Përkundrazi, ata thirrën sërish protestë. Ne jemi në mbështetje të revoltës studentore dhe në mbrojtje të tyre. Strukturat tona në universitete dhe gjimnaze iu përgjigjën thirrjes për protestë, por nuk jemi organizatorë”, tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
30 October 2026, 21:18
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar përjashtimin e tij me 10 ditë nga seancat e kuvendit si...
Politike
30 October 2026, 21:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk do të marrë automatikisht postin e kryeministrit n...
Politike
30 October 2026, 20:10
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një tjetër spot në lidhje me protestën komb...
Politike
30 October 2026, 19:54
E. D
Partia e Lirisë
TIRANË- Partia e Lirisë u bën thirrje anëtarëve, mbështetësve dhe qytetarëve që t&rsqu...
Politike
30 October 2026, 19:51
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me raportimet për dhunimin e Ergys Agasit në bu...
Politike
30 October 2026, 19:43
E. D
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, propozoi sot në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtj...
Politike
30 October 2026, 18:13
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në tryezën e Këshillit Kombëtar për të...
Politike
30 October 2026, 18:11
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se duke nisur nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë...
Politike
30 October 2026, 18:01
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria synon të zgjerojë skemat e mbështetjes financiare për familjet, ndër...
Politike
30 October 2026, 18:00
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndërsa foli për perdorimin e dhunës tha se ajo mund të kthehet në një mjet kundër shkolla...