LIVE UPDATES
Politike

Xhafaj kërkon largimin e punonjësve të Kadastrës me shkelje të provuara, Goxhobelli: Korrupsioni mbetet shqetësim kryesor

Gjatë fjalës së saj, ajo bëri të ditur se regjistrimi fillestar i pronave ka përfunduar në 95.6% të territorit të vendit, ndërsa synimi është që procesi të mbyllet plotësisht brenda vitit 2027.

2 November 2026, 16:07 Nga G.M
Xhafaj kërkon largimin e punonjësve të Kadastrës me shkelje
Xhafaj dhe Goxhobelli

TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lorena Goxhobelli, foli në Kuvend mbi ecurinë e regjistrimit të pronave, legalizimeve dhe digjitalizimit të dokumentacionit. Gjatë fjalës së saj, ajo bëri të ditur se regjistrimi fillestar i pronave ka përfunduar në 95.6% të territorit të vendit, ndërsa synimi është që procesi të mbyllet plotësisht brenda vitit 2027.

Sipas Goxhobellit, gjatë dy viteve të fundit janë përfunduar 163 zona kadastrale, ndërsa në periudhën 2016-2024 ishin përfunduar 64 zona. Sa i përket legalizimeve, gjatë vitit 2025 janë marrë 26,101 vendime përfundimtare, ndërsa në nëntë muajt e parë të vitit 2026 janë trajtuar 28,004 kërkesa. Objektivi deri në fund të vitit është trajtimi i mbi 35 mijë ndërtimeve informale.

Një tjetër proces është pajisja me dokumentacion e banesave të ndërtuara para vitit 1991. Për këtë qëllim, kadastra ka nisur nismën, përmes së cilës punonjësit kryejnë verifikime në terren, kryesisht në zonat rurale. Aktualisht procesi zhvillohet në 44 zona, ku që prej shtatorit janë evidentuar rreth 1,500 banesa dhe janë dhënë 298 vendime përfundimtare.

Goxhobelli bëri të ditur se është përfunduar digjitalizimi i 4.3 milionë kartelave të pasurive, ndërsa është skanuar i gjithë dokumentacioni tekniko-ligjor i pronave, rreth 54 milionë fletë. Puna vijon me digjitalizimin e mbi 39 mijë planshetave kadastrale, proces që synohet të përfundojë deri në fund të vitit 2026. Ndërkohë, gjatë vitit 2025, Kadastra ka ofruar 2.5 milionë shërbime, 35% më shumë se një vit më parë, dhe ka lëshuar 260 mijë certifikata pronësie.

Vendimet e legalizimit dhe ato për banesat e vjetra dërgohen drejtpërdrejt në platformën e-Albania, ndërsa qytetarët mund të marrin online edhe faturën e parcelës ndërtimore. Gjatë diskutimeve në komision, kryetari Fatmir Xhafaj u ndal te problematika e integritetit të punonjësve të Kadastrës. Ai kërkoi që punonjësit ndaj të cilëve ka vendime gjyqësore që vërtetojnë shkelje të ligjit të mos vijojnë të jenë pjesë e institucionit.

"Mjafton të marrim shumë vendime gjyqësore, shumë vendime penale që rëndojnë mbi punonjës të veçantë të Kadastrës dhe mendoj që s’mund të jenë më pjesë e atij institucioni nëse ka një vendim gjyqësor që certifikon pikërisht shkeljen apo zbatimin e keq të ligjit", deklaroi Xhafaj.

Nga ana e saj, Goxhobelli pranoi se korrupsioni mbetet një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve dhe bëri të ditur se janë shtuar kontrollet dhe masat disiplinore. Sipas saj, gjatë dy viteve të fundit janë dhënë 207 masa disiplinore më shumë krahasuar me periudhën 2019-2023. Njëkohësisht, nga viti 2024 deri në tetor 2026 janë bërë 11 referime në Prokurori, kundrejt 5 kallëzimeve penale në periudhën 2019-2023.

"Korrupsioni, pa diskutim, është një pengesë kryesore dhe një nga shqetësimet kryesore që qytetarët kanë jo vetëm ndaj administratës së Kadastrës, por ndaj administratës në tërësi", u shpreh Goxhobelli.

Ajo shtoi se rritja e kontrolleve dhe masave disiplinore është e nevojshme, por nuk përbën të vetmen mënyrë për të luftuar korrupsionin dhe perceptimin e tij. Gjatë seancës, Xhafaj pranoi gjithashtu përgjegjësinë e institucioneve për problematikat e krijuara ndër vite. 

"Edhe ne mbajmë përgjegjësi, kemi faj…", u shpreh ajo./Dosja.al

ASHK Lorena Goxhobelli

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...