2 November 2026, 19:07
Nga E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas pretendimeve për mesazhe kërcënuese të përcjella përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson Partinë Socialiste si një organizatë mafioze, duke thënë se përplasjet e fundit tregojnë se brenda saj po zhvillohet një luftë për pushtet, e shoqëruar me shantazhe dhe kërcënime mes anëtarëve.
Ai theksoi se Shqipëria përballet me probleme shumë më të mëdha sesa konfliktet e brendshme mes Ramës dhe Veliajt. Kjo ndërsa shtoi se vendi nuk duhet të mbetet peng i përplasjeve dhe pazareve politike brenda mazhorancës. Në fund, Bardhi tha se përgjegjësia për dëmet që i janë shkaktuar vendit dhe Tiranës nuk mund të mbulohet nga lufta e brendshme për pushtet në Partinë Socialiste.
REAGIMI
Shqipëria ka halle shumë më të mëdha sesa lufta e brendshme mafioze mes Ramës dhe Veliajt. Nuk ka asnjë surprizë në sjelljen e Rama-Veliaj-Gogu. Ata thjesht po dëshmojnë çdo ditë se janë pikërisht ajo parti që ne kemi denoncuar prej kohësh: një organizatë mafioze, ku anëtarët sillen si mafiozë, shantazhojnë dhe kërcënojnë njëri-tjetrin.
Kur një parti politike shndërrohet në një organizatë mafioze, herët a vonë vjen dita kur anëtarët e saj kthehen kundër njëri-tjetrit dhe fillojnë të hanë kokat e njëri-tjetrit. Dhe duket se pikërisht në këtë pikë kanë mbërritur sot. Për gjithçka që i kanë bërë Shqipërisë dhe Tiranës, Zoti ua shtoftë inatin!
Shqipëria nuk mund të mbetet peng i përplasjeve dhe pazareve të tyre. Problemi i vendit është shumë më i madh sesa lufta për pushtet brenda kësaj organizate mafioze të korruptuar./Dosja.al
Gazment Bardhi
Politike
2 November 2026, 19:01
E.d
Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi mbi përplasjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ku ky i fundit prete...
Politike
2 November 2026, 18:08
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas gjobitjes së qytetarëve ...
Politike
2 November 2026, 17:21
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka konfirmuar mesazhet kërcënuese që ka marrë dy ditë më par&eum...
Politike
2 November 2026, 16:46
E.d
Bardh Spahia
TIRANA- Deputeti i PD, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, duke ...
Politike
2 November 2026, 16:07
G.M
Xhafaj dhe Goxhobelli
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lorena Goxhobelli, foli në Kuv...
Politike
2 November 2026, 16:33
E.d
Lorena Goxhobelli
TIRANA- Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli ka raportuar në...
Politike
2 November 2026, 15:54
I.A
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka pranuar se ka takuar Erion Veliajn në burgun e Fierit në mënyrë t&eu...
Politike
2 November 2026, 15:49
E.d
Belind Këlliçi
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Pl...
Politike
2 November 2026, 14:39
E. D
KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kërkoi që Prokuroria Speciale të hetojë veprimet dhe mosvepri...
Politike
2 November 2026, 13:54
I.A
Adea Pirdeni
TIRANË- Ministrja për Administratën Publike Adea Pirdeni është ngatërruar me fjalët e saj ditën e sotme g...