LIVE UPDATES
Politike

“Selia e PD në magazinë molotovi”/ Debate mes deputeteve në Komision, Jorida Tabaku lë sallën: Unë e kam dënuar dhunën

Tabaku ngriti në këtë mëyrë shqetësimin për mungesën e përfaqësuesve të qeverisë në komision, duke përmendur Mnistrin e Brendshëm dhe Gogun  të cilin citoi se e kishte kërkuar për të raportuar.

4 November 2026, 11:32 Nga E.M

“Selia e PD në magazinë molotovi”/ Debate mes deputeteve

TIRANË- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ditën e sotme është përfshirë nga debatet për dhunën e ushtruar gjatë protestave të fundit të revoltës studentore. Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, ka kërkuar që para së të nisin diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2027 të trajtoheshin si fillim çështjet që lidhen me dhunën ndaj protestuesve. Pas kësaj deputetët e mazhorancës kërkuan vijimin e punës me rendin e ditës.

Tabaku ngriti në këtë mëyrë shqetësimin për mungesën e përfaqësuesve të qeverisë në komision, duke përmendur Ministrin e Brendshëm dhe Gogun  të cilin citoi se e kishte kërkuar për të raportuar.

“Ky komision nuk mund të funksionojë jashtë realitetit. Gogu sot nuk është paraqitur në Komision. Kam kërkuar edhe Ministrin e Brendshëm dhe nuk ka ardhur. Kemi pasur dhunë ndaj qytetarëve, por edhe gazetarëve. Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kisha shpresuar që ta shihnim protestën si kambanë alarmi”, theksoi Tabaku.

Pas fjalës së saj deputeti i PS-së, Ramion Kurti, ngriti çështjen e dhunës ndaj efektivëve të policisë gjatë protestave, duke akuzuar opozitën se nuk po mban të njëjtin qëndrim edhe për këto raste.

“Selia e PD është kthyer në magazinë molotovi, përse nuk flisni edhe për policët e lënduar? Kryeministri po i jep çdo ditë mundësinë protestuesve për dialog dhe diskutim për të zgjidhur problematikat. Këto standarde nuk ju shkojnë përshtat. Kishit interpelancë me Ministrin e Brendshëm dhe erdhët dhunat seancën parlamentare”, u shpreh Kurti.

Tabaku ndërkohë reagoi duke shtuar se e kishte dënuar dhunën e protestave të të rinjvë në Tiranë dhe se, sipas saj, përgjegjësia duhet të ishte e njëjtë për të gjitha palët.

“Unë kam dalë dhe e kam dënuar dhunën para jush, sepse kam respekt për shtetin ligjor. Por dhuna duhet dënuar nga të dyja anët. E kam parë vetë me sytë e mi dhunën ndaj të rinjve, me kocka të thyera. Nuk fola për seli partish, sepse mund të flisja edhe për huliganët që mbronin PS”, deklaroi Tabaku.

Gjatë diskutimeve deputetja e PS-së Iris Luarasi pohoi se nga opozita nuk kishte pasur një qëndrim zyrtar për dhunën ndaj policisë, ndërsa përmendi edhe reagimet nga përfaqësues të mazhorancës për veprimet e efektivëve.

“Nga PD nuk kemi parë në asnjë moment qëndrim zyrtar për dhunën ndaj policisë. Nga mazhoranca ka pasur nga ata që kanë folur në lidhje me reagimin jo proporcional të policisë në raste të caktuara”, u shpreh Luarasi.

Tabaku këmbënguli se përpara shqyrtimit të projektbuxhetit duhej të diskutoheshin çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut dhe dhunën gjatë protestave. Ajo deklaroi se nuk do të merrte pjesë në diskutimet e tjera nëse këto shqetësime nuk trajtoheshin.

“Para se të diskutojmë buxhetin, duhet të diskutojmë për këto të drejta të njeriut. Ju nuk flisni për dhunën e ushtruar nga shteti dhe më kërkoni llogari për veprimet e PD. Nuk ndodhemi këtu prej PD. Përderisa nuk diskutohen këto çështje, nuk marr pjesë në diskutime të tjera”, deklaroi kryetarja e komisionit.

Nga ana e tij, deputeti i PS-së, Ardit Bido, kërkoi që komisioni të vijonte me shqyrtimin e projektbuxhetit, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi dhe duke kritikuar opozitën për mënyrën e ushtrimit të aktivitetit parlamentar.

“Nuk jetojmë në një vend ku njerëzit vriten në protestë. Jetojmë në një vend ku e drejta e protestës është e garantuar dhe mazhoranca nuk fshihet pas gardës dhe policisë, por dënon çdo individ të policisë së shtetit që shkel ligjin, ndryshe çfarë keni bërë ju, që i keni mbrojtur. Ne mblidhemi në këtë komision dhe jeni vetëm ju dhe znj. Bardeli. Parlamentin e përdorni vetëm për deklarata publike si të ishte zyrë shtypi. Nuk merreni me punën reale që janë ligjet, kontrolli. Ju refuzuat ta merrnit Ministrin e Brendshëm në interpelancë. Sot kemi ligjin më të rëndësishëm të gjithë vitit kalendarik, buxhetin e shtetit. Ju kërkoj të vazhdojmë me thelbin e mbledhjes së sotme”, u shpreh Ardit Bido.

Në fund të diskutimeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës Jorida Tabaku u largua nga mbledhja, duke ia lënë drejtimin deputetes Iris Luarasi./Dosja.al 

Jorida Tabaku Iris Luarasi

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...