LIVE UPDATES
Bota

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë/ Zelensky: Dërgesat do të fillojnë pas disa vitesh, na duhet të mbrohemi kundër rusëve tani

Megjithatë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se nevojiten “disa vjet” që 500 raketat të mbërrijnë në Ukrainë. Duke e mirëpritur vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit si “vendim të fuqishëm”, Zelensky shkroi në një postim në rrjetet sociale se “500 raketa PAC-3 përbëjnë numër të madh” dhe mund të krijojnë një paketë efektive mbrojtjeje për këtë dimër.

31 October 2026, 12:00 Nga E. D
SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë/ Zelensky:
Volodymyr Zelenskyy

SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit ka dhënë dritën jeshile për shitjen e raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot, në Ukrainë, në vlerë prej 2.1 miliardë dollarësh. Kievi thotë se këto raketa janë jetike për të për t’u mbrojtur nga bombardimet e pareshtura ruse, të cilat në muajt e fundit kanë shënjestruar zonat e banuara dhe infrastrukturën civile.

Megjithatë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se nevojiten “disa vjet” që 500 raketat të mbërrijnë në Ukrainë. Duke e mirëpritur vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit si “vendim të fuqishëm”, Zelensky shkroi në një postim në rrjetet sociale se “500 raketa PAC-3 përbëjnë numër të madh” dhe mund të krijojnë një paketë efektive mbrojtjeje për këtë dimër. Megjithatë, ai theksoi se “dërgesat mund të fillojnë vetëm pas disa vjetësh”.

“Po u kërkojmë partnerëve tanë amerikanë të gjejnë një zgjidhje për periudhën kur ekziston një rrezik i vërtetë dhe nevoja për përdorimin e raketave PAC-3”, tha presidenti ukrainas, duke theksuar se infrastruktura energjetike e vendit të tij po sulmohet nga Rusia.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se shitja e propozuar e raketave, të cilat do të blihen me fonde nga Kanadaja, Gjermania dhe Norvegjia, do të mbështesë synimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, “duke përmirësuar sigurinë e një vendi partner që është faktor i stabilitetit politik dhe ekonomik në Evropë”.

Njoftimi për shitjen e propozuar erdhi pasi Zelensky përsëriti më 30 tetor thirrjet drejtuar Shteteve të Bashkuara që të përshpejtojnë dërgimin e raketave parandaluese, të cilat shihen si arma më e mirë kundër sulmeve me raketa balistike nga Rusia. Në shtator, Komisioni Evropian miratoi 6.1 miliardë euro për prokurimin e pajisjeve të mbrojtjes për Ukrainën.

Kjo shumë përfshinte edhe blerjen e raketave amerikane PAC-3 për sistemet Patriot, përmes një përjashtimi të posaçëm nga rregullat e Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian nuk specifikoi se sa para ishin ndarë për këto raketa, për shkaqe të sigurisë operacionale.

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit Evropian në tetor, Zelensky u tregoi pjesëmarrësve se sa raketa për sistemet Patriot do t'i nevojiteshin Ukrainës për ta përballuar dimrin. Ndërkohë, evakuimi i banorëve nga qyteti Oleshki, në jug të Ukrainës, i pushtuar nga Rusia, ka përfunduar, pasi Moska dhe Kievi vazhduan t'i përmbahen armëpushimit të përkohshëm, të ndërmjetësuar nga Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump.

Autobusë të mbushur me civilë u larguan nga zona për herë të parë në më shumë se katër vjet, pa asnjë incident. Armëpushimi pritet të mbetet në fuqi deri më 1 nëntor. Komisionarja ruse për të drejtat e njeriut, Yana Lantratova, tha në një postim në rrjetet sociale më 30 tetor se, pasi mbërriti në Krimenë e pushtuar nga Rusia, njëri prej kolonave të autobusëve u nis drejt Rusisë, ndërsa kolona e dytë shkoi drejt Ukrainës.

“Po e përmbyllim misionin tonë humanitar në Oleshki. Tani ndodhemi në territorin e Armianskut, në veri të Krimesë”, tha ajo në një video të publikuar në Telegram, duke shtuar se të dyja palët kishin vlerësuar standardin e lartë të organizimit të operacionit.

Komisionari ukrainas për të drejtat e njeriut, David Lubinets, konfirmoi evakuimin, duke thënë se banorët e Oleshkit që dëshironin të udhëtonin drejt Ukrainës ndodheshin rrugës për në qytetin rus Anapa.

“Në këtë pikë, ata që dëshironin të largoheshin nga Oleshki drejt Ukrainës kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë dhe tani janë rrugës. Ndihma humanitare është dorëzuar. Kolonat janë ndarë dhe unë po nisem drejt Ukrainës”, shkroi ai.

Qindra banorë të Oleshkit pritej të ktheheshin në territorin e kontrolluar nga Ukraina përmes një rruge të tërthortë. Pasi të mbërrijnë në Anapa, në jug të Rusisë, civilët do të udhëtojnë me avion drejt qytetit Homel të Bjellorusisë dhe prej andej, me autobus, do të hyjnë në rajonin verior ukrainas të Çernihivit.

Kjo rrugë e tërthortë ishte e nevojshme për të shmangur rrugët përgjatë vijave të frontit, të cilat janë minuar dhe shkatërruar rëndë nga luftimet, të shkaktuara nga pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin