31 October 2026, 11:06
Nga E. D

KALIFORNI- Një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas disa të shtënave me armë në një qendër tregtare në Kaliforni, mbrëmjen e ditës së djeshme. Sipas shefit të policisë lokale Dan Marshall, ngjarja ndodhi rreth orës 8:30 të mbrëmjes në dyqanin Spirit Halloween në qendrën tregtare Solano Town Center në Fairfield.
Si pasojë e të shtënave, një person humbi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa gjashtë të tjerë u dërguan në spitalet e zonës, ku tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike. Autoritetet nuk kanë njoftuar ende moshat dhe identitetet e viktimave, ndërsa mbetet e panjohur se kush qëndron pas sulmit.
Gjithashtu nuk është sqaruar nëse ka pasur një apo më shumë autorë dhe as nuk janë zbuluar motivet e sulmit. Në kohën e të shtënave, dyqani ishte plot me klientë, pasi shumë prej tyre kishin po blinin kostume, dekorime dhe sende të tjera për Halloween. Një burrë tha se gruaja e tij që kishte qenë në dyqan kishte dëgjuar rreth shtatë të shtëna.
“Ajo më tha se kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe pastaj kishte parë njerëz duke vrapuar, duke bërtitur dhe duke qarë”, tha ai.
Një dëshmitar tjetër tha se një punonjës i Spirit Halloween tha se vrapoi në një restorant pranë vendngjarjes për t’u mbrojtur.
“Isha në Chipotle kur një vajzë që punonte në Spirit hyri dhe tha se ata hynë dhe filluan të qëllonin”, u shpreh ai./Dosja.al
kaliforni te shtena me arme zjarri
Bota
31 October 2026, 10:13
E. D
OKB
SHBA- Rebecca Greenspan ka thelluar epërsinë në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhsh&...
Bota
31 October 2026, 09:45
E. D
Flavio Bolsonaro
BRAZIL- Flavio Bolsonaro ka zbuluar arsyet që e shtynë të largohej nga Brazili, pas humbjes në zgjedhjet presidenci...
Bota
31 October 2026, 08:34
E. D
ITALI- Më shumë se 200.000 vetë protestuan nëItalikundër qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni. Sipas vlerësime...
Bota
31 October 2026, 08:24
E. D
MAL I ZI- Udhëheqësit e Qeverisë së Malit të Zi ishin ndër të parët që e përgëzuan Listën Stud...
Bota
30 October 2026, 22:26
E.M
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të 500 raketave interceptuese Patriot PAC-3 për Ukrainën, në një ...
Bota
30 October 2026, 22:03
E.M
KANADA- Kanadaja dhe Bashkimi Europian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re strategjike, të quajtur “Aleanca për t&eu...
Bota
30 October 2026, 21:58
E.M
SHBA- Mbi 47.9 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet e mesimandatit në SHBA, duke shënuar një rekord të...
Bota
30 October 2026, 21:40
E.M
SHBA- Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar kërkesën e administratës së Donald Trump për të bll...
Bota
30 October 2026, 21:34
E.M
KONGO- Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore ka njoftuar se më shumë se 28 milionë njerëz në Republik...
Bota
30 October 2026, 21:13
E.M
POLONI- Një krizë serioze politike dhe institucionale ka shpërthyer në Poloni, e përqendruar në Gjykatën Kushtetuese, p...