https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Shënime të kuqe në trup me simbole të panjohura!/ U tha se vdiq nga infeksioni në dhëmballë, nisin HETIMET për vdekjen e
24 May 2021, 15:36Nga DOSJA
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen misterioze të 23-vjeçares Evgjeni Baxho. E reja u gjet pa shenja jete në banesën e saj më 18 maj, ku dhe banonte e vetmte. Fillimisht ngjarja u raportua se kishte ndodhur për shkak të një infeksioni që e reja kishte pasur në dhëmballë. Por ato që u gjetën në banesën e saj ngritën dyshime për shkakun e vdekjes…
Grupi i hetimit ka treguar për ‘Top Channel’ se gjeti pranë vajzës një recete, një raport të marrë nga instituti shëndetësor të firmosur në datën 12 maj, një fletë e bardhë e shkruar me shkrim dore me stilolaps blu, që fillon me fjalët: “Vet nga fjala virtualizëm ‘ dhe përfundon me shkronja shtypi “DISK DEFRAGMENT’.
E reja kishte pranë saj gjithashtu një letër tjetër me 16 rreshta ku pas numrit 4 shkruhet “borë metal”, ndërsa ato që janë gjetur në trupin e saj kanë shokuar hetuesit dhe kanë bërë që të nisin hetimimet. Në trupin e kufomës, në pjesën e barkut kishte shkrim të panjohur, i bërë me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të bëra po ashtu me lapostil të kuq.
Për të zbardhur ngjarjen dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 23-vjeçares, janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung që posedonte e reja dhe laptopin. Ndërkohë që në shtëpi i janë gjetur edhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile. Hetimet dhe përkthimi i simboleve do të tregojnë shkakun e vërtetë të vdekjes të së miturës, pasi ka dyshime që të jetë bërë pjesë e ndonjë kulti fetar. Megjithatë pritet që fjalën e fundit ta thotë ekspertiza mjeko-ligjore.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Vdekja misterioze e 23-vjeçares, Evgjeni Baxhos la në trishtim dhe të pikëlluar familjarët, të afërmit dhe miqtë e saj. Ata kanë mbushur rrj...
TIRANË– Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar ditën e sotme, se cilësia e ujit që furnizohet kryeqytetit është jashtë parametrave që garantojnë...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e vajzës së re në Tiranë, Evgjeni Baxho.Grupi i hetimit ka treguar për ‘Top Channel’ se gjeti pranë va...
DURRËS– Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Durrësit pasi lëvizte i armatosur me kallashnikov. Alban Ramadani, është personi që ë...
TIRANË– Ditën e djeshme, në “Sheshin Skënderbej” u mbajt protesta kundër abuzimeve seksuale, e cila erdhi si rrjedhojë e ngjarjes së rëndë që u shënua në L...
TIRANË– Një operacion sekret është zhvilluar për të kapur themeluesin e kompanisë “Thorex” Faruk Fatih Özer. Sipas mediave turke, 4 ekipe me nga 5 persona ...
TIRANË– Elton Kila është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Elbasanit. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan miratoi sot kerkesen e Prokurorise Elbasan per d...
TIRANË– Byroja Kombëtare e Hetimit ka mbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare për hetues duke kualifikuar 421 kandidatë, për 32 vende të lir...