https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Shoqata ‘Biznesi për Biznesin’ në Kukës kundër qeverisë: Po i vë ‘kufirin te thana’ Kosovës për biznesin
24 May 2019, 11:16Nga DOSJA
Kukës- Shoqata Biznesi për Biznesin në Kukës është shprehur se të gjitha takimet e deritashme Tiranë – Prishtinë, jo vetëm që nuk e kanë përmbushë pritshmërinë e shqiptarëve për afrim ekonomik, por e kanë çuar situatën deri në mospajtime dhe kundërshti. Kjo shoqatë shprehet se Tirana zyrtare është hileqare në takimet me palën kosovare.
“Ndërkohë që Tirana zyrtare ka dashur me i vënë ‘kufirin te thana’ Serbisë, duket se po i ve ‘kufirin te thana’ Kosovës, madje deri në atë masë saqë ajo, tashmë e kthjelluar, detyrohet me marrë masa vet-mbrojtëse, paradoksalisht përkundër Shqipërisë.
Reagimi:
Të gjitha takimet e deritashme Tiranë – Prishtinë, jo vetëm që nuk e kanë përmbushë pritshmërinë e shqiptarëve për afrim ekonomik, por e kanë çuar situatën deri në mospajtime dhe kundërshti, siç ishte takimi i fundit në nivel zv/kryeministrash. Kjo sepse, ndryshe nga Prishtina zyrtare e cila i ka pasur takimet me dashamirësi dhe sinqeritet disi naiv, Tirana zyrtare duket se nuk ka pas të njëjtën përqasje, përkundrazi ka qenë hileqare. Nëse këtë sjellje e ka bërë për llogari të oligarkëve shqiptarë apo joshqiptarë, kjo do të dëshmohet me kohën. Kërkësa e Prishtinës për reciprocitet si dhe kërcënimi për taksë 100% kundrejt Shqipnisë tregon se Kosova po gjiendet në rrethana presioni, të ngjashme si ato me Serbinë. Ndërkohë që Tirana zyrtare asht dashtë me i vu ‘kufinin te thana’ Serbisë, duket se po i ve ‘kufinin te thana’ Kosovës, madje deri në atë masë saqë ajo, tashma e kthjellun, detyrohet me marrë masa vetmbrojtëse, paradoksalisht përkundër Shqipnisë. Shoqata BpB shpreh shqetësimin se duke ecë në drejtimin e gabuem, drejtuesit e shtetit shqiptar po keqpërdorin pergjegjësitë. Dy vite ma herët, tue parashikue pikërisht rrezikun e keqpërdorimit të përgjegjësive dhe të besimit, si dhe tue analizue faktorët që mund të ringrenë ekonominë e shqiptarëve, kemi propozue vlefshmëninë e faturës tatimore mes Shqipnisë dhe Kosovës, si një zgjidhje konkrete për mbijetesën ekonomike të dy vendeve.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë–Ditën e sotme është zgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, cili ka marrë 35 vota pro dhe 6 kundër.Theksojmë se 11 të tjerë kanë vot...
LEZHË- Gjokë Jaku është emëruar prefekti i ri i Qarkut të Lezhës, duke zëvendësuar ish-prefektin Gjergj Prendi. Ky i fundit qëndroi në këtë post prej 18 mu...
KURBIN- Në fshatin Delbnisht të rrethit të Kurbinit gjendet një godinë 165 vjecare. Ajo filloi se ndërtuari në vitin 1850 dhe përfundoi ne vitin 1851 se bashku ...
TIRANË- Gazetari Andi Bejtja i ka drejtuar një letër të hapur për Avokaturën e Shtetit, lidhur me çështjen e Francesco Becchettit, ku Shqipëria ësht...
Tiranë- Për krizën politike në vend ekonomisti Zef Preçi ka ironizuar qeverinë Rama me një rezultat të zgjedhjeve në Afrikë në vitin 1921.Preçi ri...
Aktualitet24 May 2019, 09:32
TIRANË- Ësthë risjellë dhe një herë historia e dhimbshme të minorenes që i mbijetoi trafikimit dhe dhunës seksuale në bazën ushtarake të Bisht Pallës ...
TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një takimi sot në shoqërisë civile Reforma në Drejtësi është në rrugën e saj të mbarë dhe nuk do të ke...
Tiranë– Media e njohur “Al Jazeera” së fundmi ka bërë një shkrim për Shqipërinë ku thekson se kultivimi dhe tregtimi i hashashit dhe kokainës lulëzon. Kjo media...
TIRANË- Instituti për Studime Publike dhe Ligjore, ka zhvilluar sot një takim në lidhje me Reformën në Drejtësi, në kuadër të projektit “Përfshirja e shoqë...
KRUJË- Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka rifilluar aksionin për prishjen e furrave të paligjshme të gëlqeres në Krujës.Në njoftimi...