22 October 2026, 18:29
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për deklaratat publike të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës lidhur me vendimmarrjen e një prokurori të Tiranës për arrestimet gjatë protestave.
Shoqata thekson se prokurorët janë të pavarur në ushtrimin e funksionit të tyre dhe se vendimet e tyre duhet të bazohen te faktet, provat dhe ligji, pa ndikime politike. Sipas saj, vendimmarrja e prokurorisë mund të kritikohet publikisht, por pretendimet për lidhje politike duhet të mbështeten në fakte konkrete.
Në deklaratë sqarohet gjithashtu se urdhrat për lirimin e menjëhershëm të personave të arrestuar në kundërshtim me ligjin nuk nënkuptojnë pushimin e çështjes penale. Sipas Shoqatës, këto vendime lidhen me ligjshmërinë e heqjes së lirisë dhe nuk përcaktojnë përfundimisht përgjegjësinë penale të personave të përfshirë. Në fund, Shoqata e Prokurorëve u bën thirrje përfaqësuesve politikë që të ushtrojnë të drejtën e kritikës me përgjegjësi dhe të shmangin deklaratat që mund të cenojnë pavarësinë e magjistratëve.
Deklarata e Shoqatës së Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë:
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh shqetësimin për deklaratat publike të deputetit Taulant Balla lidhur me vendimmarrjen e një prokurori të Prokurorisë së Tiranës për arrestimet gjatë protestave. Aludimet për lidhje politike të prokurorit, të lidhura me një vendimmarrje konkrete, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë e tij, respektimi i së cilës është detyrim kushtetues dhe kërkesë e shtetit të së drejtës. Prokurorët janë magjistratë dhe gëzojnë pavarësi në ushtrimin e funksionit të tyre. Në përmbushjen e detyrës, ata u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Vendimmarrja e prokurorëve duhet të mbështetet në faktet dhe provat e administruara, sipas kërkesave të ligjit, pa presione apo ndikime politike.
Në parim, çdo vendim i prokurorisë mund t’i nënshtrohet kritikës, përfshirë kritikën publike. Pavarësia e prokurorëve nuk përbën përjashtim nga llogaridhënia. Megjithatë, pretendimi për lidhje politike, pa paraqitur fakte konkrete në mbështetje të tij, e zhvendos debatin nga arsyetimi juridik tek diskreditimi personal dhe profesional i magjistratit. Kur një pretendim i tillë shoqërohet me thirrje publike për ndërhyrjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkak të kësaj vendimmarrjeje, krijohet rreziku i ushtrimit të presionit mbi prokurorin dhe mbi vendimmarrjet e tij të mëtejshme. Përfaqësuesit politikë kanë përgjegjësi të veçantë për të shmangur këtë lloj retorike në komunikimin publik. Duhet sqaruar për opinionin publik edhe se urdhrat e prokurorit për lirimin e menjëhershëm, kur konstatohen arrestime të kryera në kundërshtim me ligjin, nuk përbëjnë vendime për pushimin e çështjes. Këta urdhra kanë objekt ligjshmërinë e heqjes së lirisë dhe nuk zgjidhin përfundimisht çështjen e përgjegjësisë penale. Sipas nenit 257 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet e parashikuara nga kjo dispozitë, lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit është detyrim ligjor i prokurorit.
Çdo pretendim për shkelje profesionale apo etike mund t’u paraqitet organeve kompetente, përfshirë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, dhe duhet të shqyrtohet mbi fakte, sipas procedurës ligjore. Njëkohësisht, edhe organet që verifikojnë këto pretendime duhet ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur, pa presione politike. Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje përfaqësuesve politikë të ushtrojnë të drejtën e kritikës me përgjegjësi dhe të shmangin aludimet që shënjestrojnë prokurorët. Mbrojtja e pavarësisë së magjistratëve i shërben një procesi të paanshëm dhe zbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë për këdo. Tiranë, më 22.10.2026./Dosja.al
Shoqata e Prokurorëve
Politike
22 October 2026, 17:50
E.d
Foto ilustruse
Qytetarë me flamuj të UÇK-së duke pritur shpalljen e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së. Prishtin...
Politike
22 October 2026, 17:45
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar presidentes Justina Shiroka-Pula që ta kthejë në Kuvend për ris...
Politike
22 October 2026, 17:01
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit për përjashtimi...
Politike
22 October 2026, 17:01
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend do të mblidhet të premten, më 23 t...
Politike
22 October 2026, 16:50
E.d
Aulon Kalaja dhe Mariglend Doçi
TIRANA- Kryetari i PD-së Krujë, Aulon Kalaja, së bashku me aktivistin Mariglend Doçi, kanë d...
Politike
22 October 2026, 16:23
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj tabelës së publikuar nga kryeministri Edi Rama, përme...
Politike
22 October 2026, 16:00
G.M
pamje nga Kuvendi
TIRANË- Përplasjet dhe tensionet e krijuara gjatë seancës plenare të ditës së sotme, kanë sjellë...
Politike
22 October 2026, 12:04
E.d
Pamje
MALI I ZI - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar foton familjare të liderëve pjesëmarrës në Samitin e Procesit të ...
Politike
22 October 2026, 15:35
G.M
sali berisha
TIRANË- Në një kohë kur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione dhe përplasje...
Politike
22 October 2026, 12:02
E.d
Edi Rama
MAL I ZI - Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet sot në Budva, Mali i Zi për të marrë pjesë në Samitin e Lider&e...