22 October 2026, 16:23
Nga E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj tabelës së publikuar nga kryeministri Edi Rama, përmes së cilës ai krahasoi numrin e protestuesve dhe efektivëve të policisë të lënduar gjatë protestave në Shqipëri me ato në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas Koçekut, krahasimi i paraqitur nga kreu i qeverisë nuk shoqërohet me të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar rrethanat e ngjarjeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tha se shifrat e përdorura nga Rama u referohen protestave të zhvilluara në Evropë gjatë viteve 2010–2019, pa specifikuar ngjarjet konkrete apo kontekstin e tyre.
Në reagimin e saj, Koçeku akuzoi kryeministrin se po përdor shifra jashtë kontekstit për të mbështetur argumentin e tij lidhur me protestat e studentëve në Shqipëri. Ajo theksoi se të dhënat statistikore nuk mund të shërbejnë si argument pa informacion mbi periudhën, rrethanat dhe natyrën e protestave.
Reagimi i Marjana Koçekut:
Kryeministri, në samitin e sotëm në Mal të Zi, nuk dha fakte kur foli për protestën e studentëve. Por u dha municion militantëve të tij. Shikojeni tabelën e tij. I krahason protestat e sotme me ngjarje të viteve 2010–2019 në Europë, pa kontekst, pa periudha të sakta, pa thanë çka ka ndodhë realisht. Tu sjellë shifra të së kaluemes sikur të ishin të ngjarjeve të fundit.
Nji numër pa kontekst nuk ka si me qenë argument, por spekulim. Studentët nuk kërkojnë shumë. Thjesht kërkojnë nji qeveri që nuk i gënjen. Nji qeveri që nuk i rrah. Nji qeveri që paratë e dijes nuk i çon për me shpërblye ata që i rrahin. Nji qeveri demokratike i jep llogari rinisë. Nuk e mbulon dhunën me statistika./Dosja.al
Marjana Koçeku
Politike
22 October 2026, 16:00
G.M
pamje nga Kuvendi
TIRANË- Përplasjet dhe tensionet e krijuara gjatë seancës plenare të ditës së sotme, kanë sjellë...
Politike
22 October 2026, 12:04
E.d
Pamje
MALI I ZI - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar foton familjare të liderëve pjesëmarrës në Samitin e Procesit të ...
Politike
22 October 2026, 15:35
G.M
sali berisha
TIRANË- Në një kohë kur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione dhe përplasje...
Politike
22 October 2026, 12:02
E.d
Edi Rama
MAL I ZI - Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet sot në Budva, Mali i Zi për të marrë pjesë në Samitin e Lider&e...
Politike
22 October 2026, 15:18
E.d
Friedrich Merz
MAL I ZI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka folur për protestat që kanë përfshirë Europën, mes tyre edhe Shq...
Politike
22 October 2026, 14:55
E. D
MAL I ZI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen dhe të arrijnë...
Politike
22 October 2026, 14:48
I.A
Auron Tare
TIRANË- Studiuesi Auron Tare ka reaguar lidhur me njoftimin se qeveria do të nxjerrë sërish në ankand kalatë historik...
Politike
22 October 2026, 14:47
E. D
Adriana Kalaja
TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të Polic...
Politike
22 October 2026, 14:33
E. D
Friedrich Merz
MAL I ZI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është ...
Politike
22 October 2026, 14:17
E. D
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç
SERBI- Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka komentuar situatën në Shqipëri...