22 October 2026, 17:01
Nga E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë nga Kuvendi, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë agresioni politik dhe një përpjekje për të heshtur opozitën.
Në reagimin e tij, Bardhi akuzoi mazhorancën se po vepron nga frika e opozitës dhe e qytetarëve, duke theksuar se deputetët e PD-së janë në Kuvend me mandatin e qytetarëve dhe jo me lejen e qeverisë.
Ai e cilësoi vendimin si shenjë të arrogancës dhe shpërfilljes ndaj demokracisë parlamentare. Kjo duke theksuar se përjashtimi i deputetëve nuk do ta ndalë opozitën të denoncojë abuzimet dhe t’i kërkojë llogari qeverisë.
Në fund, Bardhi deklaroi se Partia Demokratike nuk do të tërhiqet përballë presionit politik dhe se respektimi i pluralizmit dhe i vullnetit të qytetarëve është thelbësor për funksionimin e demokracisë.
REAGIM: Kanë humbur qetësinë, kanë humbur arsyen dhe po tregojnë hapur frikën nga qytetarët dhe opozita! Përjashtimi i 20 deputetëve të PD-së nga Kuvendi është një akt i rëndë agresioni politik dhe një përpjekje e hapur për të goditur opozitën dhe për të mbytur zërin e qytetarëve që ajo përfaqëson.
Ata që qytetarët i kanë refuzuar dhe i kanë shpallur të padëshiruar, sot kërkojnë të përjashtojnë nga Kuvendi përfaqësuesit e opozitës. Ky është kulmi i arrogancës dhe i shpërfilljes së demokracisë parlamentare.
Kuvendi nuk është pronë e pushtetit dhe opozita nuk është në Kuvend me lejen e qeverisë, por me mandatin e qytetarëve! Ndryshe nga deputetët vasalë të klaneve kriminale, mbi të cilët rëndojnë akuza dhe dyshimet për lidhje me krimin e organizuar apo akte korrupsioni, deputetët e PD-së janë aty për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, për të denoncuar abuzimet dhe për t’i kërkuar llogari një pushteti që kërkon të sundojë pa kundërshtim.
Përjashtimi i deputetëve nuk e mbyll gojën e opozitës, nuk e fshin të vërtetën dhe nuk e ndal betejën për demokracinë. Përkundrazi, çdo përpjekje për të përjashtuar opozitën vetëm sa dëshmon frikën e pushtetit nga fjala e lirë dhe llogaridhënia.
Opozita nuk do të intimidohet, nuk do të heshtë dhe nuk do të tërhiqet përballë asnjë presioni politik. Demokracia nuk mbrohet duke përjashtuar kundërshtarët, por duke respektuar pluralizmin dhe vullnetin e qytetarëve./Dosja.al
Gazment Bardhi
Politike
22 October 2026, 17:01
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend do të mblidhet të premten, më 23 t...
Politike
22 October 2026, 16:50
E.d
Aulon Kalaja dhe Mariglend Doçi
TIRANA- Kryetari i PD-së Krujë, Aulon Kalaja, së bashku me aktivistin Mariglend Doçi, kanë d...
Politike
22 October 2026, 16:23
E.d
Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj tabelës së publikuar nga kryeministri Edi Rama, përme...
Politike
22 October 2026, 16:00
G.M
pamje nga Kuvendi
TIRANË- Përplasjet dhe tensionet e krijuara gjatë seancës plenare të ditës së sotme, kanë sjellë...
Politike
22 October 2026, 12:04
E.d
Pamje
MALI I ZI - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar foton familjare të liderëve pjesëmarrës në Samitin e Procesit të ...
Politike
22 October 2026, 15:35
G.M
sali berisha
TIRANË- Në një kohë kur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione dhe përplasje...
Politike
22 October 2026, 12:02
E.d
Edi Rama
MAL I ZI - Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet sot në Budva, Mali i Zi për të marrë pjesë në Samitin e Lider&e...
Politike
22 October 2026, 15:18
E.d
Friedrich Merz
MAL I ZI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka folur për protestat që kanë përfshirë Europën, mes tyre edhe Shq...
Politike
22 October 2026, 14:55
E. D
MAL I ZI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen dhe të arrijnë...
Politike
22 October 2026, 14:48
I.A
Auron Tare
TIRANË- Studiuesi Auron Tare ka reaguar lidhur me njoftimin se qeveria do të nxjerrë sërish në ankand kalatë historik...