Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mësohet se Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të shitet me 3 lekë më pak për litër, ndërsa benzina me 1 lekë më pak.
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Mësohet se Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të shitet me 3 lekë më pak për litër, ndërsa benzina me 1 lekë më pak.
Sipas vendimit të marrë më 17 nëntor 2026, çmimi i naftës për shitje me pakicë nuk duhet të kalojë 207 lekë për litër, nga 210 lekë që ishte më parë. Ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në jo më shumë se 195 lekë për litër.
Sa i përket benzinës, çmimi i saj për konsumatorët nuk duhet të kalojë 164 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë është vendosur kufiri prej 152 lekësh për litër. Ndërkohë, çmimi i gazit për automjetet do të jetë 70 lekë për litër në pikat e shitjes me pakicë dhe 58 lekë për litër me shumicë.
Bordi ka përcaktuar gjithashtu se nafta për aktivitetin e peshkimit do të tregtohet me 112 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 17.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Njoftimi:
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 17 Nëntor 2026, vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 164 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 152 lekë/litër. Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 70 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 58 lekë/litër për automjetet. Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 112 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 17.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg./Dosja.al
Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë. Foto arkivi. Sot në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe t...
KQZ TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar zyrtarisht nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit caktimin e personave...
Pamje CËRRIK- Një zjarr i rënë gjatë natës në një stan bagëtish në fshatin Pazhok të Bashkisë C&eu...
Pronari i kompanive farmaceutike, Ilir Shehu TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar ditën e sotme disa pasuri të luajtshme dhe të pal...
Ermal Lulaj VLORA- Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë...
Prokuroria e Vlorës VLORA- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një pasuri me vlerën rreth 7.5 milionë euro në pronësi të...
Pamje HAGA- Seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe katër të pandehurve të tjerë sapo ka nisur në Hagë. Në...
Prokuroria e Posaçme TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për dy efektivët e policisë, të akuzuar p...
Foto ilustruse TIRANA- Organizatat shqiptaro-amerikane i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, përmes së...
Foto ilustruese TIRANA- Një tjetër person i kërkuar ndërkombëtarisht për përfshirje në trafikun e 485 kilogram&...