17 November 2026, 16:16
Nga E.M

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur ditën e sotme lirimin e menjëhershëm të dy protestuesve Edison Lika dhe Albi Dema. Të arrestuar katër ditë më parë nga policia pas goditjes me vezë të makinës së kryeministrit Edi Rama ndërsa ai po udhëtonte për të mbërritur drejt Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Gjyqtari Orgent Nazaj e vlerësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë të dy të rinjve Edison Lika, 28 vjeç dhe Albi Dema, 37 vjeç, të cilët edhe brenda kafazit të sigurisë në gjykatë nuk ndalën së përsërituri thirrjen: Arrestoni Ramën!
Në kohën kur në gjykatë po zhvillohej seanca për vlefshmërinë e masës së sigurisë, jashtë saj ishin mbledhur protestues dhe aktivistë nga Tirana e Durrësi, të cilët përsërisnin jashtë dyerve të institucionit të drejtësisë thirrjet që prej gati 6 muajsh tashmë shoqërojnë protestat e përditshme në kryeqytet.
Aktivisti Edison Lika deklaroi pas daljes nga gjykata se është e treta herë që ata i konsiderojnë arrestimet e protestuesve të paligjshme, prandaj Policia e Shtetit nuk duhet të arrestojë më protestuesit. Edison Lika dhe Albi Dema u akuzuan për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”./Dosja.al
Edison Lika Albi Dema
Aktualitet
17 November 2026, 16:04
E.M
VLORË- Pas aksidentit tragjik në qytetin e Vlorës ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda Ermal Lula, është arrestuar n...
Aktualitet
17 November 2026, 15:50
E. D
foto ilustruese
FIER- Kontrollet e ushtruara nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në ambientet e burgu...
Aktualitet
17 November 2026, 15:46
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Mësohet se Bordi i Transparencë...
Aktualitet
17 November 2026, 14:30
G.M
Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë. Foto arkivi.
Sot në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe t...
Aktualitet
17 November 2026, 13:44
I.A
KQZ
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar zyrtarisht nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit caktimin e personave...
Aktualitet
17 November 2026, 12:41
E.d
Pamje
CËRRIK- Një zjarr i rënë gjatë natës në një stan bagëtish në fshatin Pazhok të Bashkisë C&eu...
Aktualitet
17 November 2026, 12:23
E.d
Pronari i kompanive farmaceutike, Ilir Shehu
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar ditën e sotme disa pasuri të luajtshme dhe të pal...
Aktualitet
17 November 2026, 11:41
E.d
Ermal Lulaj
VLORA- Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë...
Aktualitet
17 November 2026, 11:16
E.d
Prokuroria e Vlorës
VLORA- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një pasuri me vlerën rreth 7.5 milionë euro në pronësi të...
Aktualitet
17 November 2026, 10:28
E.d
Pamje
HAGA- Seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe katër të pandehurve të tjerë sapo ka nisur në Hagë. Në...