17 November 2026, 16:26
Nga E.M

ITALI- Një punëtor shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën këtë të marte në Itali nga përplasja e një automjeti me një tjetër ndërkohë që po punonte në një kantier ndërtimi në autostradën A18 Messina-Catania. Viktima është identifikuar si Mehmeti Hashaim.
Aksidenti fatal ndodhi pak pranë daljes së Giardini Naxos në drejtim të Katanias. Mediat italiane raportojnë se një automjet i drejtuar nga një grua ka hyrë papritur në zonën e kufizuar për punimet në autostradë, duke përplasur fuqishëm 64-vjeçarin, i cili ndodhej në kantier duke punuar.
Nga an tjetër autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që drejtuesja e automjetit të ketë kryer një manovër të papritur për të shmangur një tjetër automjet, duke përfunduar më pas në zonën ku po zhvilloheshin punimet. Pas përplasjes, gruaja ka ndaluar menjëherë automjetin dhe ka tentuar t'i vijë në ndihmë punëtorit.
Megjithatë, pak më vonë ajo ka pësuar një gjendje të fikëti dhe ka marrë ndihmën e personelit mjekësor të urgjencës 118. Në vendngjarje mbërritën efektivët e Policisë Rrugore të Giardini Naxos dhe disa ambulanca, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.
Ngjarja ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në autostradën A18, në drejtim të Katanias./Dosja.al
Itali
Aktualitet
17 November 2026, 16:16
E.M
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur ditën e sotme lirimin e menjëhershëm të dy protestuesve Edison Lika dhe Albi Dema. Të...
Aktualitet
17 November 2026, 16:04
E.M
VLORË- Pas aksidentit tragjik në qytetin e Vlorës ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda Ermal Lula, është arrestuar n...
Aktualitet
17 November 2026, 15:50
E. D
foto ilustruese
FIER- Kontrollet e ushtruara nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në ambientet e burgu...
Aktualitet
17 November 2026, 15:46
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Mësohet se Bordi i Transparencë...
Aktualitet
17 November 2026, 14:30
G.M
Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë. Foto arkivi.
Sot në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe t...
Aktualitet
17 November 2026, 13:44
I.A
KQZ
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar zyrtarisht nga SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit caktimin e personave...
Aktualitet
17 November 2026, 12:41
E.d
Pamje
CËRRIK- Një zjarr i rënë gjatë natës në një stan bagëtish në fshatin Pazhok të Bashkisë C&eu...
Aktualitet
17 November 2026, 12:23
E.d
Pronari i kompanive farmaceutike, Ilir Shehu
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar ditën e sotme disa pasuri të luajtshme dhe të pal...
Aktualitet
17 November 2026, 11:41
E.d
Ermal Lulaj
VLORA- Trupi i pajetë i Ermal Lulajt, shefit të Krimeve të Vlorës, ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë...
Aktualitet
17 November 2026, 11:16
E.d
Prokuroria e Vlorës
VLORA- Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një pasuri me vlerën rreth 7.5 milionë euro në pronësi të...