https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Shqiptari vrau gruan në Greqi! Policia nis hetim për dy efektivët, mund të kishin shpëtuar një jetë, parashikimi i friksh
31 July 2021, 05:32Nga DOSJA
GREQI– Vrasja e gruas nga bashkëshorti shqiptar është ngjarja e radhës që ka tronditur opinionin publik në vendin fqinjë. Media greke “Protothema” i ka dedikuar një artikull gjithë historisë së çiftit shqiptar dhe neglizhencën e Policisë në lidhje me ankesat që kishin bërë fqinjët. Më 11 korrik, fqinjët kishin dëgjuar se i riu po dhunonte bashkëshorten, ndaj edhe njoftuan në Komisariatin e Policisë, por patrulla nuk u ngjit kurrë për në banesën e çiftit për të kontrolluar se çfarë kishte ndodhur.
Ministria e Brendshme, që në Greqi njihet si Ministria e Mbrojtjes Civile, ka dhënë një shpjegim për sjelljen e efektivëve duke shtuar se do të nisë një hetim ndaj tyre për moskryrerje të detyrës.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes Civile:
Policia është e detyruar të kryejë detyrën e saj, dhe në të vërtetë shumica dërrmuese e efektivëve e kryejnë atë me ndërgjegje të pastër dhe vetëmohim, në të gjitha rrethanat, ditë e natë, sa herë që qytetarët kanë nevojë për ndihmën e tyre. Për ata oficerë policie që nuk e kuptojnë këtë, nuk ka vend në Policinë Greke. Lidhur me ankesat për incidentin e dhunës në familje në Daphne, vihen re: Dy efektivëvët nuk reaguan siç duhet edhe pse nga qendra sinjali ishte dhënë me përparësi të lartë.
Ndërkohë, postimi profetik në faqen personale në Facebook të qiramarrësja e pallatit, ku jetonte autori shqiptar 40-vjeçar dhe gruaja e tij e vrarë 31-vjeçare, ka shkaktuar tronditje të ndjekësve të tij.
“Sonte unë thirra bëra detyrën time për të denoncuar dhunën në familje në një apartament fqinj ku jeton edhe një i mitur. Patrulla erdhi pas 25 minutash, ata as nuk u shqetësuan të zbresin nga makina, thjesht hapën dritaret dhe u larguan! Kur të ketë vrasje më parë do të lajmërojmë mediat sesa ju,”-shkruan ajo duke i shokuar të gjithë.
Autori i vrasjes, drejtonte biznesin e tij në sheshin Haravgi në Daphne për disa vite dhe së bashku me të ndjerën ishin prindër të një djali të mitur. Sipas fqinjëve, çifti nuk ishte shumë i shoqërueshëm dhe përveç përshëndetjeve rutinë shmangnin çdo kontakt me ta, ndaj dhe askush nuk ua dinte as emrat.
VLORË- Prej më shumë se një javë, Vlora është e rrethuar nga zjarret duke shkaktuar dëme të mëdha në kurorën e gjelbër të zonës. Disa hektarë pyje janë dje...
DURRËS– Këngëtarja Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.Në dokumentin e siguruar ...
LEZHË- Paulin Rrasa është i riu që u mbyt pasditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë. Mësohet se 27-vjeçari pasi u fut në det për tu larë, u ndje ...
VLORË- Disa turistë të huaj janë bllkuar në kanionet e Gjipesë. Njëri nga turistët ka dëmtuar këmbën, por fatmirësisht i është dhënë ndihma e parë. Patrull...
BRITANI- Një shtats shqiptar në bashkëpunim me një shtetas të huaj janë dënuar me burg u për vepra skllavërie kundër punëtorëve të lavazhit. Mediat e huaja rapo...
KSAMIL- Kodra përballë detit në Ksamil është mbuluar nga flakët. Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihen flakë të shumta që kanë mbuluar të gjithë kodrën, d...
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në San Gemini, Itali ku një 60-vjeçar me origjinë shqipatre ka humbur jetën. Mediat e huaja raportojnë se shqiptar...
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës....
LEZHË– Një person ende i paidentifikuar është mbytur në plazhin e Tales, në Lezhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:30. Mës...