LIVE UPDATES
Aktualitet

21 June 2021, 12:51 Nga DOSJA

TIRANË– Viktor Ymeri, daja i Edison Harizajt, i njohur si ‘faqedjeguri’ mund të hapë ‘kutinë e Pandorës’ për shkeljes në burg. Në një shkrim, Anila Hoxha shton se Ymeri rezulton të ketë punuar për pesë muaj, gjë që e lehtëson pozitën e tij në gjyq, pavarësisht se ai nuk ka punuar asnjë ditë gjatë kohës që ka qenë në qeli. Sipas Hoxhës, nga ana e burgut të Peqinit, thuhet jo zyrtarisht dhe nën zë dhe me frikë se në dosjen penale të vlonjatit gjenden kartela fiktive punësimi. Këto kartela fiktive, me shkresa false janë vulosur fiktivisht nga burgu Peqin, paçka se i dënuari nuk ka qenë asnjëherë i punësuar.

Praktika e punësimit në IEVP funksionon e tillë, ajo përbëhet nga shefi i sigurisë, shefi ligjor, shefi i edukimit, shefi i financës dhe 2 shefat e regjimit dhe në fund fare drejtori e miraton, kështu që rrjedhimisht të gjitha këto hallka kanë shkelur ligjin.

Hoxha shkruan se e njëjta skemë është përdorur edhe për Elidon Kotorrin, i cili tashmë është i lirë. I dënuari i tretë, quhet Altin Skendaj. Anila Hoxha se ai u transferua nga IEVP VLORË në IEVP Peqin e më pas u dërguar në Fier në një burg të sigurisë së zakonshme. Por me urdhër DPB, ky person u transferua në Fushë Krujë, pa argument, pa arsye, pa shkak e më pas u lirua.

Shkrimi i plotë:

Dy monumentet e korrupsionit, IEVP Peqin dhe IEVP Fushë Krujë…Arrestimi i Enkeleida Hoxhës ktheu edhe njëherë sytë nga vendimmarrjet që nxjerrin nga qelia të dënuar të rrezikshëm. Edhe njëherë u diskutua gjatë procedimit disiplinor të saj përfshirja e një vargu të gjatë njerëzish, të angazhuar për të lehtësuar pozitën e tyre, herë duke i dërguar në bibliotekë e herë duke treguar se ata merren me sport, janë të penduar dhe kanë familjarë jashtë atyre mureve, që kanë nevojë për kujdes. E gjithë kjo zbardhje dosjeje krijon kushte komode për një gjyqtar për të dërguar në shtëpi, të dënuar që nga barra e akuzave u hiqet një e nga një ngarkesa, herë me sekretare, herë me psikologe dhe përherë me vula të institucionit. Por asnjëherë të vërtetës nuk i është shkuar deri në fund, ne kemi parë vetëm fragmente të saj. A ekziston një skemë e mirëfilltë kriminale, ku burgjet bashkëpunojnë së bashku me inspektorët e SHKB pranë Ministrisë së Drejtësisë, nën dijeninë e shefave për të liruar të burgosur, për të cilët ne informohemi në momentin final?

Një hetim i nisur në Prokurorinë e Elbasanit mund të zbulojë një skandal të përmasave të mëdha, në rast se kjo çështje merret seriozisht dhe nuk do të spostohen me punonjës të rolit tretësor në këtë skemë, të cilët kanë kryer lirimet e pamerituara. Arrestimi i Viktor Ymerit, një ish i dënuar i përjetshëm i cili kreu bashkim dënimesh dhe me mbledhje të tyre përfundoi në 25 vite dosje, nëse ka vullnet mund të hapë kutinë e Pandorës. Nga ana e burgut të IEVP Peqin, thuhet jo zyrtarisht dhe nën zë dhe me frikë se në dosjen penale të vlonjatit gjenden kartela fiktive punësimi. Këto kartela fiktive, me shkresa false janë vulosur fiktivisht nga IEVP Peqin, paçka se i dënuari nuk ka qenë asnjëherë i punësuar. Praktika e punësimit në IEVP funksionon e tillë, ajo përbëhet nga shefi i sigurisë, shefi ligjor, shefi i edukimit, shefi i financës dhe 2 shefat e regjimit dhe në fund fare drejtori e miraton.

Pra gjashtë persona duhet të firmosnin, duhet të vulosnin në rast se Ymeri ishte i punësuar në burg. Dosja tregon se aty ndodhen kartela të vulosura me vulë të njomë të institucionet, pa ekzistuar asnjë ngritje komisioni për punësimin e tij, madje nuk ekziston as kërkesa e të dënuarit për punësim në burg. Megjithatë, i dënuari sipas një skeme të mirëfilltë falsifikimi ju drejtua gjykatës së Elbasanit për njohje të ditëve të punës. Kjo ndodh në 2019. Dhe IVEP mban qëndrim pozitiv në gjykatë, tund kokën në mënyrë pohuese dhe aprovon “t’i njihen ditët e punës.” Paçka se i burgosuri nuk kishte punuar asnjë ditë. Por në mënyrë skandaloze, atij ju njohën rreth pesë muaj punësim duke i dhuruar lehtësim pozite. Megjithëse kjo dosje ndodhet e arshivuar në IEVP Peqin dhe ka brenda saj dokumentat e falsifikuara të përmendura sa më sipër, deri më tani nuk ka asnjë zyrtar të vënë para përgjegjësisë për këtë skandal që është vënë në dijeni SHKB dhe DPB. Ish i dënuari tjetër, që sot është i lirë quhet Elidon Kotorri. Edhe ai u lirua 3 vite para kohe nga IEVP Peqin me të njëjtën skemë skandaloze. Së pari, në Gjykatën e Krujës të dënuarit ju rrëzua kërkesa për përfitim amnistie në vitin 2014, nga e cila mund të përfitonte një vit. Por në kartelën personale të tij, futet me vulë të burgut të Fushë Krujës sikur atij ju miratua nga gjykata amnistia. E vulosur, e firmosur nga burgu. Edhe kjo mund të verifikohet fare lehtë, mbasi dosja është e arshivuar dhe ka një vendim gjykate të Krujës që ka shpallur mos njohje të përfitimit të amnistisë. Ndërkohë në dosjen e këtij të dënuari ndodhen kartela fiktive punësimi, që në mënyrë false tregojnë e vulosin sikur ky i burgosur ka punuar diçka rreth 1 vit e 3 muaj. Edhe këto të vulosura nga dy institucione konkretisht ajo e Fushë Krujës dhe e Peqinit.

Ndonëse ekzistojnë inspektorët e SHKB pranë MD, ata rezultojnë se shfaqen si kofini mbas të vjelave. Kështu ndodh edhe me të burgosurin në fjalë. Burgu i Peqinit pa vendim gjykate vendos lirimin e Kotorrit me arsyetimin se kishte përfunduar dënimin prej 25 vitesh, bazuar në praktikën e falsifikuar që i dhuroi atij rreth 3 vite lirim. Çelësi për të dalë në liri ju dhurua mbas fletës së lirimit nga institucioni dhe nga grupi i inspektimit të SHKB dhe drejtorisë së përgjithshme. Këta të fundit, mbasi panë dosjen, ndonëse të informuar që Kotorri s’kishte punuar asnjë ditë, që Kotorri s’kishte amnisti me vendim gjykate, aprovuan lirimin e tij dhe e konsideruan dosjen të rregullt. I dënuari i tretë, quhet Altin Skendaj. Ai u transferua nga IEVP VLORË në IEVP Peqin. Në 2019, me urdhër të ministres ndodh klasifikimi i burgjeve dhe Peqini u cilësua burg i sigurisë së lartë dhe sektori i sigurisë së zakonshme u shpërnda ne burgjet e sigurisë së zakonshme. I dënuari , u transferua për shkak të sigurisë së zakonshme sa më afër vendbanimit. Pra u dërgua ne Fier. Deri këtu për një sy sipërfaqësor ngjan në rregull. Por me urdhër DPB, ky person transferohet në Fushë Krujë, pa argument, pa arsye, pa shkak. Në fakt, shkaku mësohet menjëherë mbasi ai lirohet nga Gjykata e Krujës. Për lirimin e tij, dhuratën e kishte dhënë Peqini me kartelë fiktive e kishte punësuar ndonëse ai asnjë mëngjes nuk shkoi në punën e burgut. Edhe në këtë rast, nuk pati asnjë inspektim, asnjë verifikim për ta shkërmoqur këtë zinxhir skandaloz edhe pse strukturat ngjajnë të realizuara dhe duken sikur rigorozisht po kryejnë detyrën.

Raste si këto të treja, me shkresa fiktive dhe dosje të fryra me letra false janë një praktikë shqetësuese që po kryhet haptazi. Që askush nuk i ka inspektuar. JO sepse nuk ka informacion, por nga luga e çorbës së prishur që kanë gëlltitur. p.s . Skema e punësimit për të dënuarit është e tillë-funksionon në baze të organikës së punësimit e cila afishohet në sektorët përkatës dhe regjistrat e hyrje daljeve në regjimin e brendshëm. Në këtë regjistër shkruhet orari dhe destinacioni i dënuarit ku tregohet nëse shkoi për të punuar në bibliotekë, kuzhinë apo magazinë dhe kur u kthye ai. Vec kësaj kamerat e sigurisë në burg janë funksionale. Pyetja është, çfarë ndodh me të korruptuarit në burgje?

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin skendaj anila hoxha elidon kotorri viktor ymeri altin skendaj anila hoxha elidon kotorri viktor ymeri

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...