LIVE UPDATES
Aktualitet

Si përfundoi i mituri duke lypur në Sarandë/ Zbardhet DËSHMIA mbi rrëmbimin, 12-vjeçari: Më futën me zor në makinë dhe

6 August 2021, 11:41 Nga DOSJA
Si përfundoi i mituri duke lypur në Sarandë/ Zbardhet

Panorama.al ka zbuluar detaje nga dosja e rrëmbimit të 12-vjeçarit Ronaldo Tanushi, ngjarje e ndodhur në 4 korrik në Tiranë. Gazetarja Shpresa Dine ka zbardhur detaje nga dosja ku 50-vjeçarja Bukuroshe Muharremi akuzohet për “trafikim i të miturve” dhe prej një muaji ndodhet në burg.

Në dëshminë e dhënë i mituri ka deklaruar se po luante pranë shtëpisë në Bathore, ku është marrë me zor nga një djalë që e ka futur në makinë. Ata e kanë lënë të lidhur në sheshin “Skënderbej” ku erdhën dhe e zgjidhën disa persona të tjerë. Mandej gruaja e prezantuar si “Bardha” udhëtoi me të drejt Sarandës, ku i mituri detyrohej të lypte.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Sarandës: “Nga shqyrtimi në shkallë të parë i kërkesës për vleftësim arrestimi dhe caktim mase sigurimi ndaj të dyshuarës, ka rezultuar se më datë 06.07.2021, rreth orës 12:00, është lajmëruar Komisariati i Policisë Sarandë, nëpërmjet Komisariatit të Policisë Tiranë, në lidhje me humbjen e një të mituri, shtetasit Ronaldo Tanushi. Sipas shërbimeve policore të Komisariatit të Policisë Tiranë, ky shtetas është parë të qarkullonte në qytetin e Sarandës. Pasi është gjetur dhe është pyetur në prani të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe psikologes klinike, i mituri viktimë e veprës penale, ka deklaruar se : “Para disa ditësh ishte duke luajtur me shokët e tij pranë shtëpisë në zonën e Bathores, Tiranë. Aty është afruar një djalë, i cili së bashku me një tjetër e kanë futur në makinë me zor. Gjatë tërheqjes, nga forca e ushtruar, ka marrë disa dëmtime fizike. Ata persona ishin të rritur, rreth të 30-ve. Më pas, e kanë lënë të lidhur në “Sheshin Skënderbej” dhe aty erdhën dy persona të tjerë të cilët e zgjidhën dhe e lanë të ecte i lirë. Në atë kohë i është prezantuar një grua me emrin “Bardha” së bashku me një djalë, e cila i ka marrë dhe i ka çuar te autobuzi i Sarandës duke u ulur në fund të tre. Gjatë rrugës është ndier keq. Kur erdhën në Sarandë, Bardha i nxori për të lypur nëpër lokale të ndryshme në Sarandë. Gjatë ditës dilte për të lypur dhe lekët ia jepte Bardhës, e cila vetëm në darkë i jepte për të ngrënë”.

I pyetur me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi T. Sulejmani, ka deklaruar se : “Ditën e ngjarjes, më datë 05.07.20220, rreth orës 20:45, i është afruar një fëmijë në lokalin ku punon, konkretisht te lokal “Limani”, Sarandë. Fëmija ishte rreth 12 vjeç dhe kërkonte për të ngrënë, pasi thoshte se e kishte marrë uria. Pasi e kishte dëgjuar i kishte dhënë për të ngrënë. E njëjta situatë ka ndodhur edhe të nesërmen dhe kur vuri re në lajme se flitej për këtë mitur të humbur, ka komunikuar me shërbimet policore”.

E pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, në prani të një mbrojtësi të caktuar kryesisht, shtetasja Bukuroshe Muharremi, ka deklaruar se: “Para disa ditësh ndodhej në Tiranë së bashku me nipin e saj, Marko, dhe në një moment vjen Marko me të miturin, Ronaldon. Ky i fundit i ka thënë se nuk kishte nënë dhe baba, ndaj dhe i kërkoi që të rrinte me të. Për rrjedhojë kaluan natën bashkë. Të nesërmen janë nisur së bashku për në Sarandë, pasi i mituri këmbënguli që e dyshuara t’a merrte me vete. Kur zbritën në Sarandë i priste bashkëjetuesi i saj, shtetasi Julian Cumraku, i cili e pyeti se kush ishte ky djalë, dhe se i tha që ta çonin përsëri në Tiranë. Pyetjes se përse nuk e shoqëroi të miturin në Komisariatin e Policisë Tiranë, e dyshuara iu përgjigj se ishte me nxitim për të vajtur në Sarandë”.

I pyetur me cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit, shtetasi Julian Cumraku ka deklaruar se: “Prej disa vitesh bashkëjeton me shtetasen Bukuroshe Muharremi. Para disa ditësh të miturin e ka parë në Tiranë, kur po flinin prapa selisë së Partisë Socialiste dhe atë ditë, ata do të vinin në Sarandë së bashku me nipin e Bukuroshes, i cili është jetim. Ronaldua i kishte thënë që ishte jetim. Më pas, nuk e pyeti më pasi aty kishte shumë fëmijë të tillë. Më pas është larguar për në Sarandë pasi kishte marrë disa sende për t’i shitur. Në vijim ka dalë për të pritur Bukuroshen te stacioni dhe aty ka vënë re se së bashku me nipin e saj kishte ardhur dhe Ronaldua. Duke qenë se ishte vonë shkuan të flenë dhe të nesërmen mori sendet që shet dhe iku në Ksamil, dhe kur është kthyer është shoqëruar për në polici”.

I pyetur me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Glero Tanushi, babai i fëmijës së mitur, ka deklaruar se: “Më datë 04.07.2021, rreth orës 10:00, ka qenë si zakonisht duke punuar në lagjen “Bathore”, Tiranë. Kur është kthyer nga puna, rreth orës 17:30, u njoftua nga bashkëshortja se Ronaldo nuk ishte kthyer në banesë. Të gjithë familjarët janë vënë në lëvizje për të kërkuar fëmijën dhe më pas ka shkuar të bëjë denoncimin në Komisariatin e Policisë”. Në vijim të veprimeve hetimore është urdhëruar kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor, i cili nuk rezulton të ketë përfunduar ende. Nga këqyrja e jashtme e të miturit kanë rezultuar disa dëmtime, që kanë karakteristkat e mëposhtme: “Mbi vetull dy gërvishtje, në gjurin e këmbës së majtë ka gërvishje të thelluara të shkaktuara me mjete të forta. Në pjesën e bërrylit vihet re një hematomë me ngjyrë mavi, me përmasa 4X2.5 cm, në bërrylin e dorës së djathtë dhe poshtë bërrylit dhe sipër vihen re hematoma me formë rrethore, me diametër 1.8 cm. Ankohet për dhimbje të kokës në pjesën e ballit, në anën e majtë”.

Edhe Gjykata e Apelit Gjirokastër rezulton se ka lëne ne fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bukuroshe Muharremin.

Marrë nga Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bukuroshe muharremi gjirokaster gjykata e apelit gjirokaster ronaldo tanushi bukuroshe muharremi gjirokaster gjykata e apelit gjirokaster ronaldo tanushi

Sondazh

Aktualitet 6 August 2021, 10:44

TIRANË– Një 35-vjeçari, i identifikuar si Etmond Kenga, ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet për prerje të paligjshme të pyjeve. Në kua...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...