LIVE UPDATES
Aktualitet

Alarm për bomba në mbi 10 fluturime në Evropë/ Avionët ndryshojnë itinerarin, ulen në aeroporte të tjera

 Deri më tani, asnjë nga kërcënimet nuk u konfirmua si i vërtetë. Ende nuk dihet se kush qëndron pas tyre. Këto incidente ndodhin në një kohë kur zyrtarët evropianë akuzojnë Rusinë dhe Iranin për sulme hibride dhe akte sabotimi në Evropë.

5 November 2026, 14:39 Nga E. D

Alarm për bomba në mbi 10 fluturime në Evropë/ Avionët

EUROPË- Një valë e re kërcënimesh me bomba përfshiu fluturimet e pasagjerëve në Evropë të enjten në mëngjes, për herë të dytë brenda kësaj jave. Për shkak të kërcënimeve, disa avionë u detyruan të ndryshonin itinerarin dhe të uleshin në aeroporte të tjera - disa prej tyre nën përcjellje të forcave të sigurisë.

Deri më tani, asnjë nga kërcënimet nuk u konfirmua si i vërtetë. Ende nuk dihet se kush qëndron pas tyre. Këto incidente ndodhin në një kohë kur zyrtarët evropianë akuzojnë Rusinë dhe Iranin për sulme hibride dhe akte sabotimi në Evropë.

Të dyja vendet i mohojnë akuzat dhe nuk ka dëshmi të konfirmuara që sugjerojnë përfshirjen e tyre. Një avion i kompanisë irlandeze, Aer Lingus, që po fluturonte nga Dublini drejt Romës, u devijua për arsye sigurie dhe u ul pa probleme në aeroportin Evreux, rreth 100 kilometra në perëndim të Parisit, njoftoi kompania.

Edhe në Bullgari, tre avionë u detyruan të kryenin ulje të paplanifikuara për shkak të kërcënimeve me bomba. Sipas autoriteteve bullgare, dy avionë që vinin nga Kopenhaga dhe Madridi u ulën të sigurt në aeroportin e Sofjes. Një avion i tretë, që po udhëtonte nga Londra, u devijua drejt aeroportit të Plovdivit, qytetit të dytë më të madh të Bullgarisë, raportuan mediat lokale.

Edhe Çekia, Italia dhe Polonia raportojnë kërcënime me bomba

Policia çeke njoftoi të enjten se katër avionë që po fluturonin drejt Pragës, kishin marrë kërcënime me bomba. Autoritetet u përgatitën për uljen e tyre, ndonëse vlerësuan se kërcënimet kishin pak gjasa të ishin të vërteta. Në Itali, Forcat Ajrore shoqëruan një avion të kompanisë Finnair, që po fluturonte nga Helsinki drejt Romës. Avioni u ul pa probleme në destinacion.

Një tjetër fluturim i Finnair-it nga Helsinki, i operuar nga kompania Jettime, mori kërcënim me bombë, por u ul normalisht në Vjenë. Kompania polake LOT njoftoi se një avion që po fluturonte nga Varshava drejt Brukselit, u ul pa probleme pas një paralajmërimi për sigurinë. Kontrollet nuk zbuluan asgjë të dyshimtë. Një tjetër avion i LOT-it, që po përgatitej të nisej drejt Parisit, u ndal para ngritjes dhe pasagjerët u transferuan në një avion tjetër, si masë paraprake.

Sipas mediave italiane, një avion i kompanisë Wizz Air, që po udhëtonte nga Milano drejt Varshavës, u devijua dhe u ul në Vjenë për shkak të një kërcënimi me bombë. Komisionari i Bashkimit Evropian për Transport, Apostolos Tzitzikostas, tha se është ende herët të përcaktohet nëse kërcënimet e njëpasnjëshme me bomba ndaj fluturimeve në Evropë, janë të lidhura mes vete.

Vala e dytë e kërcënimeve brenda javës

Të martën, të paktën shtatë avionë dhe një anije turistike morën kërcënime me bomba, duke shkaktuar ndërprerje dhe vonesa në aeroporte të ndryshme evropiane. Megjithatë, gjatë kontrolleve nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes. Incidentet vijnë në javën kur hakerë ende të paidentifikuar nxorën jashtë funksionit sistemet e ftohjes në supermarkete në disa vende evropiane. Disa ekspertë vlerësojnë se kërcënimet e rreme me bomba mund të jenë pjesë e një modeli të ngjashëm veprimesh, që synojnë të shkaktojnë çrregullime me kosto të ulët dhe pa lënë gjurmë të qarta për autorët.

Eliran Almog, drejtor ekzekutiv i kompanisë së sigurisë kibernetike në aviacion, Cyviation, tha për agjencinë Reuters se kërcënimet e përsëritura mund të kenë dy qëllime: të pengojnë funksionimin normal të fluturimeve dhe të testojnë reagimin e kompanive ajrore, aeroporteve dhe autoriteteve shtetërore. Ai paralajmëroi se ndërprerjet në shërbime të rëndësishme shkaktojnë humbje ekonomike dhe mund të minojnë besimin e publikut./REL

Kërcënimet me bomba europe

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes