5 November 2026, 18:07
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka miratuar më 2 nëntor 2026 një aneks të ri të rregullores, që përcakton mënyrën se si do të shqyrtohen çështjet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas vendimit, kërkesat do të kalojnë fillimisht në një kolegj me tre gjyqtarë, ndërsa çështjet që plotësojnë kriteret ligjore do të shqyrtohen në seancë plenare. Vendimmarrja do të bëhet me shumicën e votave të gjyqtarëve dhe abstenimi nuk do të lejohet.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), të cilëve u garantohet akses në dosjet gjyqësore, prova dhe dokumentacionin e çështjeve. Ata do të kenë të drejtë të paraqesin gjetje dhe mendime me shkrim, të kërkojnë administrimin e provave dhe të jenë të pranishëm në të gjitha fazat e shqyrtimit, përfshirë edhe dhomën e këshillimit.
Vendimi u miratua me shumicë votash, ndërsa gjyqtarja Sonila Bejtja votoi kundër. Aneksi parashikon gjithashtu krijimin e regjistrave të posaçëm për administrimin e çështjeve të vetingut dhe ruajtjen e vlefshmërisë së veprimeve procedurale të kryera më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Por, vendimi ka ngritur pikëpyetje për vijimin dhe zgjerimin e rolit të ONM-së. Kjo pasi Komisioni Europian, në raportin e tij e konsideron të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët. Kritikat lidhen me faktin se pavarësisht përfundimit të vetingut, ONM-së jo vetëm që i vijon roli, por i zgjerohen edhe kompetencat, duke përfshirë aksesin në dosjet gjyqësore dhe praninë në dhomën e këshillimit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, është ngritur edhe shqetësimi për kostot e larta të mbajtjes së këtij misioni, si dhe për ndikimin që këto kompetenca mund të kenë në pavarësinë institucionale të Gjykatës./Dosja.al
Gjykata Kushtetuese Komisioni Evropian ONM
Dokumenta bashkëngjitur
Aktualitet
5 November 2026, 17:34
E.d
Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni
TIRANA- Prokuroria e Posaçme dyshon se Ergys Agasi kishte krijuar dhe vënë në funksion një rrjet...
Aktualitet
5 November 2026, 17:20
E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Embro Sulejmani, i cili punonte si kryekamerier në një lokal pranë rezidencës qeveritare në Durrës, dy...
Aktualitet
5 November 2026, 17:11
E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Detaje të reja nga hetimet e SPAK për Ergys Agasin janë bërë publike, ku në fokus janë komunikimet e ti...
Aktualitet
5 November 2026, 16:36
E.d
Ndërtesa e Kongresit amerikan në Uashington.
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim q&...
Aktualitet
5 November 2026, 16:33
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë zhvilluar një takim me përfaqësinë e OSBE-së në Tiranë, ku kanë ngritur shqet&eum...
Aktualitet
5 November 2026, 16:15
E.d
Foto ilusturse
TIRANA- Një skemë e dyshuar mashtrimi me vlerat e mallrave dhe falsifikim dokumentesh është zbuluar nga Dogana Shqiptare n&...
Aktualitet
5 November 2026, 16:06
Elton Qyno
Foto ilustruse
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencor...
Aktualitet
5 November 2026, 16:02
E.d
Pamje
GREQI- Top Channel siguron pamjet ekskluzive të sulmeve që banda e Klodian Carës ka kryer në Athinë. Burime policore thanë...
Aktualitet
5 November 2026, 15:54
E.d
Pamje
PEQIN- Një konflikt mes dy të paraburgosurve ka përfunduar në përplasje fizike në ambientet e burgut të Peqinit. Prot...
Aktualitet
5 November 2026, 15:46
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të cilët akuzohen p&...