LIVE UPDATES
Bota

Skandali në Kosovë/ Flet bashkëshorti i Meliza Haradinajt, mohon blerjen e votave për të nxjerrë gruan deputete: Inskenim

7 March 2021, 15:05 Nga DOSJA
Skandali në Kosovë/ Flet bashkëshorti i Meliza Haradinajt, mohon

PRISHTINË– Dardan Stublla, bashkëshorti i kryediplomates në detyrë të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas video-përgjimit ku pretendohej se kishte blerë vota për ta rizgjedhur edhe njëherë deputete në Kuvend. Në një shkrim të gjatë të publikuar në profilin e tij në Facebook, Dardan Stublla, mohon blerjen e votave për gruan e tij dhe thotë se rastin e ka denoncuar edhe në organet kompetente dhe se pret që të zbardhet e vërteta.

“Kjo video është komplet e inskenuar nga grupet kriminale që funksionojnë në shërbim të interesave të ngushta e personale, që kanë prapa persona të caktuar në përkrahje ‘të sapo aderuarve’ në listën për deputetë në AAK…”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i tij i plotë:

REAGIM KUNDËR VIDEOS SË PUBLIKUAR ME DATË 06 MARS 2021 ME TITULL: ’ VIDEO QË IMPLIKON BURRIN E MELIZA HARADINAJ STUBLLA NË BLERJE TË VOTËS”

Pas shqetësimeve tronditëse që pësuam mbrëmë si familje, e ndjej obligim t’i drejtohem opinionit publik, se NUK JAM UNË pjesë siç po pretendohet në video-fabrikimin e publikuar, për kinse ‘vjedhje/blerje të votave në Qendrën për Numërimin e Votave (QNR).’ Kjo video është komplet e inskenuar nga grupet kriminale që funksionojnë në shërbim të interesave të ngushta e personale, që kanë prapa persona të caktuar në përkrahje ‘të sapo aderuarve’ në listën për deputetë në AAK, të cilët mendojnë se betejat politike fitohen përmes inskenimeve, shantazheve dhe përmes publikimeve të tyre në pseudo-portale! Këto grupe kriminale, si pjesë e parapolitikës së ndyrë, janë bërë bashkë në këtë fushatë të paprecedent, për të shtyer përpara interesat klanore e grupore të tyre, që tentojnë të përfitojnë pa zgjedhur mjete, e duke e sulmuar në integritet një familje të tërë vetëm e vetëm për të bërë presion në institucione, që pastaj këtë që e bëjnë më së miri, pra të shantazhojnë edhe përmes Kuvendit të Kosovës. Besoj dhe shpresoj se Prokuroria e Shtetit shpejtë do të zbardhë të vërtetën e t’i zbulojë ndytësirat që dëshirojnë të njollosin emrin tim dhe të familjes sime, por më lejoni të tërheqë vëmendjen tuaj në disa nga gënjeshtrat dhe fabrikimet e ulëta që janë përdorë në këtë video: 1. Së pari, unë nuk jam pjesëmarrës e as i implikuar siç pretendohet në këtë video dhe lakimi i emrit tim është i qëllimshëm për arritjen e interesave të ngushta të grupit kriminal, përkatësisht për favorizimin e njerëzve të caktuar duke njollosë të tjerët; 2. I ashtuquajturi “komisioner” i cili në video-inskenim pretendon se ka pranuar nga unë para dhe citoj “kryjta punë”, kur pyetet se ku u takua me mua, ai përmend “në lokalin Infinit afër selisë së AAK-së” i cili nuk ekziston tash e më shumë se një vit. 3. Tutje, i ashtuquajturi “komisioner” pretendon se në baza ditore ka komunikuar me mua për të më informuar rreth gjendjes për të cilën ai pretendon se më ndihmonte andaj, kërkoj nga Prokuroria të vërtetojë formën dhe përmbajtjen e komunikimeve e pretenduara në mes nesh. 4. Fabrikimi i rradhës nga ky grup kriminal është se unë kontrolloj të gjithë komisionerët e dërguar nga AAK në QNR, por e vërteta është krejt ndryshe sepse, partitë politike në QNR nuk delegojnë komisionerë, por ata rekrutohen nga vetë QNR/KQZ, dhe ky fakt është edhe një shenjë e inskenimit të dobët të tyre. Siç vërehet qartë edhe në shumë kundërthënie e gënjeshtra tjera të pafundme në atë video, kuptohet pa mëdyshje se banda kriminale që është angazhuar në fabrikimin e saj nuk zgjedh mjet për të arritur qëllimet e veta, për të përkrahur individë të caktuar, të cilët nëpërmes pseudo-portaleve dhe parave të dyshimta, shantazhojnë dhe kërcënojnë këdo që u del përpara. Andaj, para këtyre rrethanave përmes kësaj deklarate u bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe kryeprokurorit të Prishtinës Z. Kujtim Munishit, emri i të cilit u përfol po ashtu në këtë fabrikim, që sa më parë të zbardhin të vërtetën lidhur me këtë video të inskenuar nga grupi kriminal. Puna, përkushtimi dhe sukseset e familjes po tentohet qëllimshëm e pamëshirshëm të rrënohen nga keqbërësit. Por, nuk do t’ia dalin. E vërteta do të fitoj gënjeshtrën, faktet do t’i demantojnë intrigat e shantazhet, e inskenimeve të ulëta do t’u jap epilog drejtësia. Krejt në fund, dua të konfirmoj edhe një herë me përgjegjësi të plotë morale e ligjore, se UNË NUK JAM dhe NUK KAM QENË asnjëherë i involvuar në biseda dhe tavolina të tilla siç po pretendohet! Në këtë frymë, konfirmoj për opinionin publik, se pas publikimit të kësaj videoje të inskenuar nga bandat kriminale të parapolitikës, mbrëmë kam denoncuar në Policinë e Republikës së Kosovës shantazhin, dhe pres zbardhjen e rastit sa më parë. Poashtu, padia për shpifje e paralajmëruar ditë më parë nga bashkëshortja ime për kinse ‘ushtrimin e ndikimit të saj si Ministre në QNR’ – do të parashtrohet në gjykatë shumë shpejtë.

Sipas videos së publikuar dje nga Insajder, Dardan Stublla ka paguar me 6 mijë euro katër komisionerë në mënyrë që të plotësonin votat për të nxjerrë ministren në detyrë për Punët e Jashtme, si deputete. Duke marrë paratë dhe porosi nga Dardan Stublla, komisionerët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla, në mënyrë që kjo e fundit të dalë deputete. Sipas medias, videoja është filmuar nga një person i infiltruar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dardan stublla meliza haradinaj stublla skandali me votat ne kosove dardan stublla meliza haradinaj stublla skandali me votat ne kosove

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...