26 September 2023, 17:28
Nga DOSJA
SPANJE - Ylli i Real Madridit, Arda Güler është rikthyer në tryezën e trajtimit menjëherë, pasi u largua prej saj. Është një goditje mizore për të riun, i cili ishte gati të paraqitej në skuadrën e Carlo Ancelottit për herë të parë në ndeshjen e së mërkurës në La Liga në shtëpi ndaj Las Palmas.
Edhe sa kohë do të jetë jashtë Gyler? Kur mund të jetë debutimi i tij?
Sulmuesi u tërhoq drejt fundit të seancës stërvitore të së martës dhe testet kanë treguar se ai ka pësuar një dëmtim në kofshë, i cili pritet ta mbajë jashtë fushës për dy deri në tre javë të tjera. Kjo do të thotë se debutimi i tij nuk do të vijë deri pas pushimit të radhës ndërkombëtar, midis 9 dhe 17 tetorit (më së shpejti larg në Sevilla më 21 tetor).
‘Los Blancos’ lëshuan një deklaratë në faqen e tyre të internetit rreth një orë, pasi Ancelotti e kishte lavdëruar atë në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Las Palmas: “Ai është i disponueshëm për nesër. Ai ka nevojë për kohë loje, pak kondicionim fizik dhe për t'u mësuar me stilin e lojës së ekipit, por ai është i gatshëm për ndeshje. Në kohën e tij me ne, ai ka treguar se ka talent të jashtëzakonshëm; është në gjakun e tij”,- tha italiani, duke mos qenë i vetëdijshëm për ashpërsinë e dëmtimit të Gylerit në terren.
Çështja e kofshës vjen pas dëmtimit të gjurit
Që kur u transferua në Spanjë nga Fenerbahçe në korrik, 18-vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë për Real Madridin. Ai dëmtoi gjurin e tij të djathtë në turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara, me testet që zbuluan një problem me meniskun e tij. Pas një periudhe rehabilitimi, ai iu nënshtrua një operacioni të vogël, për të hequr disa mbeturina në gju, që është një procedurë e zakonshme. Güler ishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe nuk kishte treguar shenja të ndonjë efekti të qëndrueshëm.
Në pjesën më të madhe të seancës së së martës, turku kishte bërë saktësisht të njëjtën stërvitje si pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës, duke e bindur Ancelottin se ishte gati të përballej me Las Palmas. Në fund të fundit, megjithatë, ai ka pësuar një dëmtim të dytë në pak më shumë se dy muaj, këtë herë pikërisht në ditën kur do të kthehej.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 September 2023, 17:03
QIPRO - Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i cili u mblodh këtë të martë në Limasol (Qipro), ka vendosur të zhvendosë&nbs...
Sport
26 September 2023, 16:22
QIPRO - Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur këtë të martë në qytetin qipriot të Limasolit, ka rënë dakord të&nb...
Sport
26 September 2023, 16:07
ANGLI - Pep Guardiola foli këtë të martë, në prag të ndeshjes së Kupës së Ligës që Manchester City&n...
Sport
26 September 2023, 15:54
SPANJE - Shfajësim i ri gjyqësor për Sandro Rosell, ish-president i Barcelonës. Seksioni i tetë i Gjykatës së Barcelon&e...
Sport
26 September 2023, 15:42
QIPRO - Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipë...
Sport
26 September 2023, 15:32
QIPRO - Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht presidentin Armand Duka me ...
Sport
26 September 2023, 14:48
SPANJE - Ndryshimet në futbollin e femrave te FC Barcelona kanë ardhur me ndarjen miqësore të drejtorit sportiv të deritanishëm, M...
Sport
26 September 2023, 14:32
SPANJE - Gati 100 familje që kanë djem dhe vajza, që luajnë në kategoritë e ulëta të Albacete Balompié,...
Sport
26 September 2023, 14:18
SPANJE - Sapo mbushi 16 vjeç dhe tashmë ka vizituar disa nga klubet më të mira të futbollit në botë si Paris Saint-Ger...
Sport
26 September 2023, 14:06
ITALI - Pas një sherri fillestar me Khvicha Kvaratskhelia, Rudi Garcia u përplas edhe me Victor Osimhen. Këtë fundjavë, nigeriani ...