28 October 2024, 18:59
Nga DOSJA

FRANCE - Fituesi i “Topit të Artë” të parë në histori, në vitin 1956, ishte Stanley Matthews, një sulmues anglez, që luante për Blackpool në atë kohë. Ne e dimë gjithashtu identitetin e “Topit të Artë” të 67-të: Lionel Messi.
Por ende nuk e dimë emrin e fituesit të 68-të të “Topit të Artë” në histori. Ceremonia e dhënies së trofeut do të mbahet këtë të hënë, më 28 tetor në Paris, në Théâtre du Châtelet (20:45).
Një vështrim prapa në statistikat e dukshme të fituesve të “Topit të Artë” që nga krijimi i tij.
Epërsi e sulmuesve…
Jo befasisht, vërejmë se fituesit e “Topit të Artë” janë kryesisht sulmues, pasi 50 nga 67 fituesit luajtën në këtë pozicion, krahasuar me 13 në mesfushë, 3 në mbrojtje. Vetëm një portier ka fituar “Topin e Artë”. Ky është Lev Yashin në 1963.
Mosha 27 vjeç...
Kjo është mosha mesatare e fituesve të “Topit të Artë”. Vini re se fituesi më i ri është Ronaldo Nazario, i cili u shpërblye në vitin 1997 në moshën 21-vjeçare. Dhe se "më i moshuari" nuk është askush tjetër veçse fituesi i “Topit të Artë” të parë në histori: Stanley Matthews, 41 vjeç në 1956.
Barça dominon me “Topin e Artë”
FC Barcelona dominon në renditjen e klubeve më të përfaqësuara në mesin e fituesve të “Topit të Artë”, e ndihmuar nga shtatë kurorëzimet e Lionel Messit. Në total, klubi katalanas ka parë një nga lojtarët e tij të fitojë trofeun prestigjioz katërmbëdhjetë herë. Më pas gjejmë rivalin e tij të përjetshëm, Real Madridin dhe Juventusin me nga 9 “Topa të Artë”. AC Milan dhe Manchester United plotësojnë ‘Top 5’-shen me nga 7 dhe 5 trofe respektivisht.
Argjentina në krye... ose më saktë Leo Messi
Lionel Messi i vetëm e vendosi Argjentinën në krye të renditjes së kombeve, falë tetë “Topave të Artë” të tij. Pas Argjentinës, vjen Holanda, Portugalia dhe Franca, që ndajnë vendin e dytë me 7 “Topa të Artë”.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 October 2024, 18:45
N.F
Granit Xhaka
PARIS- Në "Theatre Du Chatelet" në Paris do të mbahet ceremonia e dorëzimit të "Topit të Artë 2024". N...
Sport
28 October 2024, 18:35
ITALI - Në ditët e rikthimit të Mario Balotellit në Serie A, një nga ish-të e tij të mëdhenj, Raffaella Fico, u kthye ...
Sport
28 October 2024, 18:17
ITALI - Ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar i Mario Balotellit te Genoa. Sulmuesi i shumëkërkuar në skuadrën Alberto Gilardino,&nb...
Sport
28 October 2024, 17:47
FRANCE - Trajneri spanjol Luis de la Fuente ka folur nga Parisi, për informacionin se Rodri Hernández mund të jetë f...
Sport
28 October 2024, 17:17
SPANJE - Pas shkarkimit të Ten Hag si trajner i Manchester United, shumë shikojnë drejt Barcelonës, pra drejt Xavi Hernández, ...
Sport
28 October 2024, 16:49
SPANJE - Zhgënjim dhe zemërim monumental i Real Madridit, për atë që ata e konsiderojnë si një padrejtësi me nj&e...
Sport
28 October 2024, 16:24
ANGLI - Erik Ten Hag nuk është më trajner i Manchester United. Kjo është konfirmuar mëngjesin e kësaj të hën...
Sport
28 October 2024, 15:59
FRANCE - Lajmi se Real Madridi nuk po udhëton drejt Parisit ra si gur në organizimin e Gala-së për dhënien e çmimeve...
Sport
28 October 2024, 15:43
FRANCE - Rodrigo Hernández ka të gjitha fletëvotimet për t'u zgjedhur për “Topin e Artë” 2024, pasi ësht...
Sport
28 October 2024, 15:15
SPANJE - Real Madrid ka anuluar udhëtimin e të gjithë ekspeditës së tij për në Paris, i cili do të merrte pjesë n&e...