16 April 2023, 22:11
Nga DOSJA

GJERMANI - Vazhdojnë të dalin në dritë detaje të sulmit të Sadio Mané ndaj Leroy Sané. "Mut i zi", thuhet se Sané i ka thënë senegalezit, para se Mane ta godiste me grusht.
Pasojat (sportive) nuk pritën. Bayern e ndëshkoi Mané duke e lënë jashtë skuadrës kundër Hoffenheim.

Sanksioni ekonomik nuk dihej ende, por 'Sky Germany' e ka bërë publike: ish-lojtari i Liverpool do të duhet të paguajë "më shumë se 300.000 euro" për sulmin ndaj Sané. Një gjobë historike.
E ardhmja e tij në Allianz Arena duket e komplikuar. Ai mbërriti verën e kaluar në këmbim të 32 milionëve për të mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Robert Lewandowski, por performanca e tij, deri më sot, ka lënë shumë për të dëshiruar.
Mané, i penguar nga dëmtimi i kokës në fibulën e djathtë, që e detyroi të humbiste Kupën e Botës, ka shënuar 11 gola dhe pesë asistime në 32 ndeshjet që ka luajtur deri më sot. “Ai është ende në kërkim të vendit të tij te Bayern”, është shprehur Oliver Kahn.

Gazetari Florian Plettenberg nga 'Sky' e konsideron pothuajse të sigurt largimin e tij në verë: "Me sa dëgjoj, Bayern do të bëjë gjithçka për të hequr qafe Manen. Sipas informacioneve të mia, ai nuk përshtatet në planet e Tuchel dhe ai është një lojtar i kritikuar nga brenda.
Nënshkrimi me Mané konsiderohet një gabim, mbi të gjitha për shkak të pagës së tij, më shumë se 20 milionë euro në vit. Paraqitjet e tij zhgënjyese kanë bërë, që një shaka të qarkullojë rreth Säbener Strasse: “Bayern nënshkroi me vëllain e tij binjak, jo Sadio",-vazhdon Plettenberg.
B.T (Dosja.al)
Sport
16 April 2023, 21:49
FRANCE - Mbrëmë, PSG bëri një hap të madh drejt titullit të tyre të njëmbëdhjetë të kampionatit francez d...
Sport
16 April 2023, 21:21
SPANJE - Barcelona e ngadalësoi ritmin pasi barazoi pa gola ndaj Getafes në ndeshjen e 29-të të La Liga-s. &...
Sport
16 April 2023, 19:19
ITALI - Giorgio Chiellini drejt rikthimit në Serinë A. Të paktën kështu beson administratori i Sassuolos, Giovanni Carnevali, i cili de...
Sport
16 April 2023, 18:59
ANGLI - Edhe pse në letër dukej një përballje me skuadrën që ndodhet në zonën e ftohtë si Notingham Forest, Manches...
Sport
16 April 2023, 18:53
ELBASAN - Tirana-Egnatia është sfida që do të mbyll javën e 29-të të Abissnet Superiores. Një ndeshje që merr m&eum...
Sport
16 April 2023, 17:32
FRANCE - Në një rrëfim për iberiken AS, Florent Malouda, ish-lojtari i Chelsea dhe kombëtares franceze, ka zbuluar një prapasken...
Sport
16 April 2023, 17:23
KOSOVE - Ballkani dhe Drita bëjnë rrokadë në krye të renditjes së Superligës së Kosovës. Skuadra nga Suhareka mer...
Sport
16 April 2023, 17:12
LAÇ - Eshtë një tjetër Laç ky që drejton tashm’ Stavri Nica, trajneri I cili ka ditur gjithmonë të bëj&eu...
Sport
16 April 2023, 16:25
ANGLI - E ka filluar mjaft mirë ndeshjenpërballë West Ham-it Arsenali, duke gjetur rrugën e dy golave në 3 minuta.
Në fillim ishi...
Sport
16 April 2023, 16:22
UKRAINE - Sulmuesi i kombëtares shqiptare Taulant Seferi po kalon prej kohësh një formë shumë të mire me klubin e tij në Ukra...