15 December 2022, 09:15
Nga DOSJA
KATAR - Kjo paraqitje brilante e skuadrës franceze mund të jetë edhe më e artë se në vitin 2018. Sepse, edhe në kohë krize, FIFA mbetet një shoqatë e shëndeshmë financiarisht. Gjatë këtij edicioni në Katar, do të rishpërndajë gjithsej 440 milionë dollarë (411.80 M€) për 32 federatat që kanë marrë pjesë në garë, kundrejt 344 milionë dollarëve (322 M€) në 2018. Nga kjo shumë, Federata Ndërkombëtare e Futbollit do t'i japë fituesit 40.20 milionë euro, kundrejt "vetëm" 32.20 milionë euro gjatë Kupës së Botës së mëparshme, në Rusi.
Një dhuratë nga “perëndia” për botën amatore
Mjafton të thuhet se FFF mund të ëndërrojë me sy hapur, edhe nëse blutë munden të dielën, pasi me siguri do të mblidhte 28.50 milionë euro për këtë kalim në finale. Shumë përtej asaj që kishte parashikuar vetë Federata Franceze përpara Botërorit në asamblenë federale të mbajtur para verës në Nice. Në këtë hipotezë, FFF do të kishte marrë 16.10 milionë euro nga Federata Ndërkombëtare, që do të thotë se do të mbledhë të paktën 12.40 milionë euro më shumë në krahasim me parashikimet e saj dhe 24 milionë euro më shumë nëse blutë do të kurorëzohen sërish. Shuma të çmuara për financimin e sektorit amator, FFF planifikon të dhurojë këtë sezon një total shifër prej 101 milion € për "futbollin e bazës".
Nga shumat e marra nga FIFA gjatë këtij Botërori, FFF do të rishpërndajë, siç është bërë tashmë traditë, 30% të shumave të grumbulluara për lojtarët dhe anëtarët kryesorë të stafit. Nëse Franca është kampione e botës të dielën, secili prej tyre do të marrë rreth 400 mijë euro. Nëse blutë dështojnë dhe përfundimisht renditen në vendin e dytë, do të marrin secili rreth 295 mijë euro. Shumë prej tyre do t’i dhurojnë fitimet e tyre nga ky kampionat për bamirësi.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 December 2022, 08:59
KATAR - Ylli i Francës, Kylian Mbappe festoi fitoren e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj ...
Sport
15 December 2022, 08:46
KATAR - Një incident në kufijtë e të pamundurës ka ndodhur gjatë nxehjes së Kombëtares së Francës para gjysm...
Sport
15 December 2022, 08:38
FRANCE - Një 14-vjeçarë maroken ka humbur jetën gjatë incidenteve mes tifozëve francez dhe atyre maroken në Francë pas...
Sport
15 December 2022, 07:13
KATAR - Ndonëse Karim Benzema u largua nga kombëtarja franceze para ndeshjes së parë, për shkak të dëmtimit, sulmuesi duket...
Sport
15 December 2022, 07:09
KATAR - Trajneri i Marokut, Walid Regragui, 47 vjeç, pas ndeshjes gjysmëfinale ndaj Francës, ka pranuar humbjen (0-2) e ‘Luanëve t...
Sport
15 December 2022, 06:45
FRANCE - Tifozët francezë dolën në rrugët e Parisit për të festuar kualifikimin për në finalen e Kupës s&eum...
Sport
15 December 2022, 00:29
KATAR - Marrëdhënia mes Achraf Hakimit dhe Kylian Mbappé, bashkëlojtarë te Paris Saint-Germain, është shum...
Sport
15 December 2022, 00:19
KATAR - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ndoqi nga tribuna e stadiumit ‘Al Bayt’ ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ku...
Sport
14 December 2022, 23:37
SHBA - Presidenti i SHBA, Joe Biden, mori pjesë dhe ndoqi ndeshjen gjysmëfinale Francë-Marok, së bashku me kryeminist...
Sport
14 December 2022, 22:00
I.A
Franca
KATAR- Finalja e Kupës së Botës 2022 do të jetë Argjentinë-Francë , e planifikuar për t&...