31 October 2024, 19:50
Nga DOSJA

BALLSH - Bylisi merr rezultatin e dytë pozitiv në Superiore dhe këtë e bën në ‘kurriz’ të Dinamos. Pas fitores së thellë 4-0 ndaj Teutës në “Adush Muça”, ekipi ballshiot i mori pikë Dinamos në “Elbasan Arena” në një ndeshje të luftuar, me raste e gola, por që nuk nxorri fitues.
Pjesa e parë, në fakt, u mbyll me rrjeta të paprekura, edhe pse mundësitë për shënim në portat respektive nuk munguan. Rasti më i pastër ishte i Malomos në minutën e 14-të, por finalizimi i tij përballë portierit Teqja la për të dëshiruar. Rezultati u zhbllokua në minutën e 52-të, kur topi i goditur nga Përgjoni u kthye nga shtylla dhe përfundoi në këmbët e Malomos, që nuk hezitoi duke e dërguar topin në rrjetë.
Rreth çerek ore më vonë, Dinamo u kundërpërgjigj em Mandelan, që e dërgoi me kokë topin në rrjetë në zhvillimin e një goditjeje këndi. Asnjëra skuadër nuk u pajtua me barazimin, me rrezikun që zhvendosej nga njëra portë në tjetrën, por rezultati nuk ndryshoi më.
Dinamo me këtë barazim humb terren ndaj Partizanit kryesues dhe Vllaznisë, ndërsa Bylisit, më shumë se për renditjen, pika i vlen për moral në ndeshjet në vazhdim.
E çon në katër numrin e barazimeve radhazi Elbasani, që në këtë javë të 11-të u nda në paqe me Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin e bardhë 0-0.

B.T (Dosja.al)
Sport
31 October 2024, 19:43
TIRANE - Në datat 2, 4, 5 dhe 10 dhjetor 2024, Federata e Futbollit do të zhvillojë seleksionime me futbollistët e rinj shqiptarë q&eum...
Sport
31 October 2024, 19:38
ITALI - Mbrojtësi qendror i Romës, Mats Hummels, kritikoi bojkotin e Topit të Artë nga Reali i Madridit, pasi çmimi i dhënë...
Sport
31 October 2024, 19:23
TIRANE - Alban Bushi, trajner i Shqipërisë U-21, ka gjetur forcë për të reaguar pas aksidentit automobilistik në Greqi, ku humb&...
Sport
31 October 2024, 19:14
ANGLI - Një lojtar i madh nuk është automatikisht një trajner i madh dhe ky përfundim mund të nxirret nëse sheh karrierë...
Sport
31 October 2024, 15:31
ITALI - Nuk do të ketë më një De Rossi te Roma, edhe nëse Juric nuk arrin të kontrollojë situ...
Sport
31 October 2024, 15:00
SPANJE - Një nga lojtarët më të kritikuar nga mediat dhe shumica e tifozëve të Real Madridit është padyshim Ferla...
Sport
31 October 2024, 14:30
ANGLI - Te Manchester United tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për ardhjen e portugezit Ruben Amorim, si trajner i “Djajve të Kuq&rd...
Sport
31 October 2024, 14:00
TURQI - Jose Mourinho ka shkruar historinë e tij në Premier League, pasi ka drejtuar tre klube të ndryshme në...
Sport
31 October 2024, 13:30
ANGLI - Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka thënë se lojtaret femra në të gjitha garat e saj lejohen t&e...
Sport
31 October 2024, 13:15
URUGUAJI - Do të jetë një finale 100% braziliane në Copa Libertadores, pas kualifikimit të Botafogo kundër klubit uruguajan Pena...