8 April 2025, 21:56
Nga DOSJA

KROACI - Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë të dytë radhazi Kroacinë, këtë herë në transfertë.
Shqipëria triumfoi me përmbysje 2-1 në “Sport Centre Rudes”, në sfidën e vlefshme për grupin B4 të UEFA Nations League.
Ky është një tjetër sukses historik për Kombëtaren shqiptare të vajzave, që me këtë fitore renditet në vendin e tretë në Grupin B4 të UEFA Nations League, me 6 pikë. Dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në këtë grup do të jenë ndaj Ukrainës në transfertë dhe ndaj Çekisë në shtëpi.
Për këtë sukses ka reaguar edhe presidenti i FSHF-s Armand Duka: “Dy fitore fantastike në pak ditë, urime vajzave të Kombëtares dhe stafit kuqezi. Ta nisësh me gol të pësuar dhe të reagosh, është një shenjë rritjeje dhe pjekurie dhe vajzat tona e treguan edhe në ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë me fitoren 2-1 që arritën. Gëzohem shumë për këto dy fitore, që do u shërbejnë vajzave tona si motivim për të ardhmen. Le të besojmë, të përpiqemi të marrim sa më shumë rezultate të tjera pozitive dhe të shohim sa më shumë vajza që duan t'i bashkohen sportit të bukur të futbollit!”

B.T (Dosja.al)
Sport
8 April 2025, 18:51
ANGLI - Derbi i Manchesterit përfundoi 0-0, megjithatë ajo që ndodhi jashtë fushës në Old Trafford ishte një episod, që ...
Sport
8 April 2025, 18:36
KROACI - Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë të dytë radhazi Kr...
Sport
8 April 2025, 18:13
BRAZIL - Pas një veprimi të holandezit të Corinthians, Memphis Depay, Federata Braziliane e Futbollit vendosi t'i japë fund t...
Sport
8 April 2025, 17:32
ANGLI - Arsenali, i njohur për aftësinë e tij për të zhvilluar talentet e rinj, po përballet me një “armik&rd...
Sport
8 April 2025, 17:07
GJERMANI - Jeta e Kevin-Prince Boateng do të vazhdojë në botën e futbollit, edhe nëse është larg fushës. Ish-mesfus...
Sport
8 April 2025, 16:35
SPANJE - Mossos d'Esquadra (policia katalanase) po heton një trajner futbolli të CD La Floresta, me bazë në Tarragona, i cili...
Sport
8 April 2025, 16:13
ZVICER - Kupa e ardhshme e Botës për Klube (14 qershor - 13 korrik në Shtetet e Bashkuara) do të jetë laboratori për nj&...
Sport
8 April 2025, 15:55
GJERMANI - Siç raporton Bild, Interi ka kaluar natën në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions Leagu...
Sport
8 April 2025, 15:44
GJERMANI - Përgatitja për finalen e Champions League 2025 ka filluar zyrtarisht: UEFA ka hapur shitjet e biletave për aktin final ...
Sport
8 April 2025, 15:23
ITALI - Asnjëherë protagonist në fushë dhe i mënjanuar menjëherë nga projekti i Genoas, Mario Balotelli e l&...