27 May 2024, 14:12
Nga DOSJA
TIRANE - Pasditen e sotme në orën 16:00, trajneri i Kombëtares do të zbulojë 26 lojtarët që do të jenë pjesë e Europianit “Gjermani 2024”.
Një pjesë e lojtarëve kanë filluar të mbërrijnë dhe dalngadalë janë zbuluar disa emra, të cilët do të jenë pjesë e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë dhe shqiptarët në aktivitetin më të madh të futbollit të Kontinentit të Vjetër.
Kështu deri më tani kanë mbërritur Asani, Muçi, Uzuni, Broja, Mihaj, Gjasula, portierët Kastrati dhe Simoni, ndërkohë që këta të fundit pritet të jenë 4, pasi do të jetë edhe Berisha me Strakoshën. Ky do të jetë edhe reparti i prekur nga shkurtimet pas grumbullimitë, që më 31 maj do të fillojë në Austri.
Gjithsesi, të pakta do të jenë surprizat e kësaj liste, pasi pjesa kryesore do të mbeten lojtarët që arritën ta çojnë këtë skuadër deri në finalet e këtij Europiani, pas një fushate kualifikuese perfekte, ku për herë të parë në historinë e futbollit tonë, arritëm të jemi të parët në grup.
Në total, trajneri Sylvinho ka një listë prej 45 lojtarësh, bashkë me ata që do të qëndrojnë në listë pritjeje, ndërkohë që deri më 7 qershor është afati përfundimtar i UEFA-s për dorëzimin e listës së futbollistëve që do të marrin pjesë në Europian.
Kujtojmë që përfaqësuesja jonë do të zhvillojë dy ndeshje miqësore përpara Europianit, gjatë grumbullimit në Austri, takimi i parë do të jetë më 3 qershor ndaj Lihteshtejnit dhe më 7 qershor ndaj Azerbajxhanit.
Më pas me 8 qershor skuadra do të niset për në Gjermani dhe do të jetë me shumë gjasë skuadra e parë mes 24 ekipeve që do të mbërrijë në qendrën e saj kuqezi në Kaizerau.
Shqipëria do të luaj ndeshjen hapëse të këtij europiani përballë Italisë më 15 qershor në Dortmund, më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg dhe më 24 qershor ndaj Spanjës në Dyseldorf.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 May 2024, 13:53
SPANJE - FIFA dhe UEFA “abuzuan me pozitën e tyre dominuese”, duke kundërshtuar Superligën, një projekt kompeticion gjysmë ...
Sport
27 May 2024, 13:44
GREQI - Në një kontekst të minuar nga dhuna dhe korrupsioni, emërimi i gjyqtarëve të huaj është kthyer në një ...
Sport
27 May 2024, 12:30
ZVICER - Sa lojtarë mund të thërrasë një ekip për “Euro 2024”? Kur kanë mbetur tre javë deri në ...
Sport
27 May 2024, 12:00
ANGLI - Nëse Manchester United nuk e ka zyrtarizuar ende largimin e Erik ten Hag, por duket se kjo nuk do të zgjasë shumë. Nga ana e Londr...
Sport
27 May 2024, 11:30
SPANJE - Të premten e kaluar, në një konferencë për shtyp, Quique Sanchez Flores ishte treguar tashmë mjaft i thartë kur m&...
Sport
27 May 2024, 11:00
FRANCE - Pasditen e së enjtes, Didier Deschamps duhet të jetë dukur i zymtë. Në të vërtetë, saktësisht një jav...
Sport
27 May 2024, 10:30
SPANJE - Mbrëmjen e kësaj të diele, Xavi luajti ndeshjen e tij të fundit në pankinën e Barçës, ndërkohë q&...
Sport
27 May 2024, 10:00
ITALI - Lajm i rëndësishëm te Napoli në frontin e stolit: Antonio Conte është gjithnjë e më afër. ...
Sport
27 May 2024, 09:30
ITALI - Benfica mund të festojë kualifikimin për në fazën e grupeve të Champions League të ardhshëm. Skuadra e...
Sport
27 May 2024, 09:00
BELGJIKE - Club Bruges mund të marrë frymë. Në fund të një ndeshjeje emocionuese ndaj fqinjit Cercle Bruges, ‘gazelët...