https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Euro U-21/ FSHF vijon investimet, fushat e “Shtëpisë së Futbollit” po rehabilitohen...
Ky është një investim i planifikuar nga FSHF, që synon rritjen e cilësisë së terreneve stërvitore dhe krijimin e kushteve optimale për ekipet kombëtare
21 June 2026, 14:21Nga DOSJA
TIRANE - Federata e Futbollit po vijon investimet në përmirësimin e infrastrukturës sportive në mbarë vendin, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e ndeshjeve finale të Kampionatit Europian U-21, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Shqipëri.
Një prej ndërhyrjeve të rëndësishme po realizohet në “Shtëpinë e Futbollit”, ku dy fushat me bar natyral i janë nënshtruar një procesi të plotë rehabilitimi. Pas heqjes së tapetit ekzistues, në ditët në vijim do të nisë mbjellja e barit të ri.
Ky është një investim i planifikuar nga FSHF, që synon rritjen e cilësisë së terreneve stërvitore dhe krijimin e kushteve optimale për ekipet kombëtare dhe aktivitetet e futbollit në vend.
Punimet po ecin sipas afateve të parashikuara dhe fushat pritet të jenë gati për përdorim në mesin e muajit shtator.