28 February 2026, 13:00
Nga DOSJA

MEKSIKE - Aftësia e vendit për të bashkëorganizuar Kupën e Botës ka qenë nën shqyrtim këtë javë pas dhunës që shpërtheu, pasi ushtria vrau bosin e fuqishëm të drogës Nemesio Oseguera Cervantes të dielën.
Operacioni dhe pasojat e tij të dhunshme morën jetën e 70 personave. Anëtarët e kartelit i vunë flakën makinave për të bllokuar rrugët në shtete anembanë vendit, veçanërisht në qytetet e shtetit Jalisco, ndër të cilat Guadalajara, e cila është planifikuar të presë katër ndeshje të Kupës së Botës.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i tha Sheinbaum në një telefonatë të enjten se ka "besim të plotë" te Meksika si organizatore e Kupës së Botës. Sheinbaum e mbështeti këtë të premten në konferencën e saj të përditshme.
"Ai më siguroi se Kupa e Botës do të mbahej në vendin tonë", tha ajo. "Ne ramë dakord që një ekip i FIFA-s patjetër do të vinte për të shqyrtuar disa çështje. Ne kemi punuar për këtë për një kohë të gjatë, por çështja e sigurisë është veçanërisht e rëndësishme, sigurisht."
Sheinbaum nuk dha datat e vizitës
"I thashë atij (Infantinos) se e diela ishte një situatë e veçantë dhe se ne jemi rikthyer në normalitet, me të gjitha masat e sigurisë që kanë qenë në fuqi prej kohësh, kështu që ata mund të jenë të qetë", tha ajo.
Lidhur me lëvizshmërinë, në tre qytetet në Meksikë që do të presin ndeshjet e Kupës së Botës, ende ppo punohet që të zgjidhen problemet pothuajse 100 ditë para ndeshjes së parë më 11 qershor në stadiumin Azteca.
Në Mexico City, puna është duke vazhduar për të përmirësuar një linjë hekurudhore të lehtë që ishte mënyra më e shpejtë për të shkuar drejt Aztecas. Në Monterrey, treni i metrosë është ende duke u ndërtuar. Stadiumi i Guadalajarës nuk ka transport publik, megjithëse krenohet me një parking të madh të hapur.
"(Infantino) më kërkoi gjithashtu të shqyrtoja çështjen e trafikut në të tre qytetet në mënyrë që të garantoja lëvizshmërinë e të gjithë atyre që do të marrin pjesë në stadiume e kështu me radhë, ndër çështje të tjera mbi të cilat po punojmë", tha Sheinbaum.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 February 2026, 12:30
HONDURAS - "Me mbërritjen e tij, fillon një fazë e re për ekipin tonë kombëtar. Një rrugë e re. Një shpresë ...
Sport
28 February 2026, 12:00
SPANJE - E ardhmja e Antoine Griezmann po bën sërish bujë në media, këtë herë mes spekulimeve për një transferim ...
Sport
28 February 2026, 11:30
Inter Miami u kurorëzua kampion i MLS më 6 dhjetor kundër Vancouver Whitecaps FC
SHBA - Inter Miami do të festojë titullin e pare ...
Sport
28 February 2026, 11:00
PORTUGALI - Tregu evropian i transferimeve po fillon të nxehet dhe këtë herë, emri i një kolumbiani po dominon përsëri titu...
Sport
28 February 2026, 10:29
TAJLANDE - Ëndrra e Marco Bezzecchit për ta nisur Kampionatin Botëror me një fitore u shua pas vetëm tre xhirove të Gar&eum...
Sport
28 February 2026, 10:00
Marco Materazzi, mbrojtësi i famshëm i Interit dhe Italisë, pa nipin e tij të zgjidhte të luante për Serbinë në vend t...
Sport
28 February 2026, 09:30
NORVEGJI - Sipas gazetës norvegjeze “Verdens Gang”, e cila citoi burime policore, shtatë persona u arrestuan të mërk...
Sport
28 February 2026, 09:00
PORTO RIKO - Ishte një natë që kufizohej me absurdin në Bayamón, ku një miqësore e Inter Miamit u shndërrua në ...
Sport
28 February 2026, 08:30
SPANJE - Gerard Martin mori një dhuratë të mrekullueshme për ditëlindje nga Paolo Maldini. Mbrojtësi i FC Barcelonës, ...
Sport
28 February 2026, 08:00
Koulibaly feston me Milinkovic-Savic
ARABIA SAUDITE - Barazimet kundër Al Ittihad dhe Al Taawoun, së bashku me dëmtimin e&nbs...