26 May 2024, 11:44
Nga DOSJA
TIRANE - Kampionati i 85-të Kombëtar i Superiores do të ulë siparin e sezonit 2023-2024 mbrëmjen e të dielës në “Air Albania”, aty ku Partizani dhe Egnatia do të përballen në finalen për titullin kampion. Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari i njohur anglez Antony Taylor, i ndihmuar nga dy ndihëms së tij në Premier League.
Një kampionat i zhvilluar për herë të parë me një formulë risi, ku katër skuadrat e renditura të parat u përballën në një mini-turne të emërtuar “Final 4”, nga i cili Partizani dhe Egnatia ia dolën të sigurojnë finalen, dhe duke nisur nga ora 19:00, do të duelojnë për titullin kampion.
Dy skuadrat do të zbresin në fushë jo vetëm për prestigjin që të jep triumfi në kampionat, por edhe për një lumë milionash, që janë shtuar ndjeshëm, qoftë nga shpërblimet e FSHF-së për fituesin, qoftë nga ato të UEFA-s.
Kështu FSHF ka vendosur për të shpërblyer tashmë klubet në bazë të renditjes, me vendin e parë (Egnatian) që mori plot 100 milionë, vendin e dytë (Partizanin) 70 milionë, të tretin (Vllazninë) 50 milionë dhe të katërtin (Skënderbeun) 20 milionë.
Këto ishin shpërblimet e FSHF-së, të miratuara për sezonin e rregullt, por nuk mbaron me kaq, pasi fituesja në finalen e të dielës, do të arkëtojë edhe 100 milionë të tjera si kampione e Shqipërisë.
Nëse titulli shkon në Rrogozhinë, atëherë Egnatia do të marrë në total 200 milionë lekë nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa nëse triumfon Partizani, atëherë të kuqtë do të arkëtojnë 170 milionë lekë në total.
Por nuk mbaron me kaq, pasi këtu nuk janë llogaritur shpërblimet që vijnë nga UEFA, e cila do të shpërblejë me plot 260 mijë euro për fituesen e titullit kampion të Shqipërisë, para të cilave do t’u shtohen edhe të tjera si shpërblime për pjesëmarrjen në eliminatoret e kompeticioneve europiane.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 May 2024, 11:30
SPANJE - Toni Kroos pati një natë intensive në ‘Bernabéu’. Ishte ndeshja e tij e fundit si lojtar dhe përjetoi llo...
Sport
26 May 2024, 11:00
ITALI - Ronaldo kohët e fundit shkoi në “luftë” para ish-klubit të tij të Juventusit. Portugezi kërkoi që &ldqu...
Sport
26 May 2024, 10:30
FRANCE - Pas debutimit të tij në dhjetor 2015, Kylian Mbappé luajti këtë të shtunë në mbrëmje në stadiumin...
Sport
26 May 2024, 10:00
GJERMANI - Fitimi i Kupës se Gjermanisë, pasi mposhti Kaiserslautern mbrëmjen e kësaj të shtune (1-0), Bayer Leverkusen p&e...
Sport
26 May 2024, 09:30
SPANJE - A mund të luash futboll për më shumë se dy vjet, si profesionist, madje edhe të fitosh Kupën e Mbretit, me një cop...
Sport
26 May 2024, 09:00
GREQI - Gjyqtarja franceze Stephanie Frappart u largua nga fusha e lojës së Panthessalikos nën mbrojtjen e kolegëve të saj,...
Sport
26 May 2024, 08:30
GREQI - Panathinaikos feston në sekondën e fundit dhe fiton Kupën e Greqisë. Ndaj Aris nga Selaniku, djemtë e Kontisit arri...
Sport
26 May 2024, 08:00
SPANJE - Real Madridi ishte në fushë për ditën e fundit të La Ligës kundër Real Betis (0-0). Kjo do të ishte edhe ndes...
Sport
26 May 2024, 07:30
ANGLI - Që kur zbarkoi te Manchester City, Erling Braut Haaland e ka bërë veten shumë të vlerësuar, ai ka shënuar...
Sport
26 May 2024, 00:37
ITALI - Pas barazimit me Salernitanën, Stefano Pioli ka përshëndetur kuqezinjtë pasi ka drejtuar Milanin për her&eu...