1 April 2023, 10:32
Nga DOSJA
Fituesit e podit në GP të Australisë: George Russell (majtas), Max Verstapen (në qendër) dhe Lewis Hamilton
AUSTRALI - Njëzet e dyta ‘pole position’ në karrierën e tij (i dyti këtë vit pas Sakhir) për Max Verstappen, i cili dominoi të tre fazat e kualifikimeve në cirkuitin ‘Albert Park’ të Melburnit, me një kohë prej një minut, 16 sekonda dhe 732 të mijëta, duke i paraprirë dy Mercedesëve të George Russell (+0,236) dhe Lewis Hamilton (+0,372).
Fernando Alonso mbyll rreshtin e dytë me Aston Martin (+0.407) përpara Ferrarit të Carlos Sainz, me një vonesë prej +538 të mijëtash nga lideri. Vetëm i shtati ishte Charles Leclerc, autori i kohës së shtatë më të shpejtë (+0,632), pas Aston Martinit tjetër të Lance Stroll, +576 të mijtë nga ‘pol’.
Në dhjetëshen e parë të kualifikimit janë edhe Alexander Albon me Williams, Pierre Gasly me Alpin dhe Nico Hulkenberg me Haas të mundësuar nga Ferrari, i cili përfundoi i teti në dhjetëshen e parë të renditjes. Ndërkohë Sergio Perez do të startojë nga rreshti i fundit, pasi përfundoi jashtë piste me Red Bull-in e tij në fazën e parë të kualifikimeve.
“Prisja një kualifikim të vështirësisë për shkak të ngrohjes së gomave, gjë që ndodh gjithmonë këtu në Melburn për shkak të asfaltit. Ne kemi një makinë të shpejtë, e rëndësishme është të fillojmë mirë në semafor. Në çdo rast, jam i fokusuar në garën time," - tha Max Verstappen pas fitimit të ‘pole’. Rivalët e tij më të afërt janë dy pilotët e Mercedesit, Rusell dhe Hamilton, që nesër do të nisen pas tij.
Ja dhe renditja se si do të nisen pilotët për garën e nesërme të Grand Prix të Australisë:

B.T (Dosja.al)
Sport
1 April 2023, 08:08
ITALI - José Mourinho ka komentuar ditët e para të trajnerit të kombëtares, Roberto Martínez, duke kulmuar me gola në nde...
Sport
1 April 2023, 07:27
ITALI - Bajron Moreno rikthehet për t'u folur. Pas drejtimit katastrofik të ndeshjes Kore-Itali në Kupën e Botës 2002 dhe a...
Sport
1 April 2023, 07:14
KILI - Aksioni bëri viral, edhe pse episodi ka ditë që ka ndodhur. Ai vazhdon ta ruajë interesin, qoftë për autencitetin e rrall...
Sport
1 April 2023, 00:01
SPANJE - Vedat Muriqi nuk ka arritur që të jetë vendimtar në ndeshjen e sotme të Mallorca kundër Osasuna, e mbyllur në barazi...
Sport
31 March 2023, 23:57
SPANJE - Arritja e Shqipërisë në minifutboll duket se nuk ka lënë gjurmë vetëm brenda kufijve shqiptar. Kuqezinjtë me sh...
Sport
31 March 2023, 23:16
ITALI - Ai mund të jetë në dekadën e tij të pestë, por rikthimi i fundit i Zlatan Ibrahimovic me një gol kundër Udines...
Sport
31 March 2023, 22:58
SPANJE - Sevilla dhjetë ditë më parë (21/3) njoftoi shkarkimin e trajnerit Jorge Sampaolit dhe zëvendësimin ...
Sport
31 March 2023, 22:36
SHBA - Pas 2 vitesh i ndaluar për të marrë pjesë në US Open (28/8-10/9) Novak Djokovic tani mund të marrë pjesë.&...
Sport
31 March 2023, 22:26
ZVICER - Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka vendosur këtë të premte gjoba financiare tallëse ndaj ...
Sport
31 March 2023, 22:18
BRAZIL - Çfarë bëni kur jeni motra e Neymar? Braziliani që ka luajtur në Barcelonë dhe aktualisht ndodhet në Pa...