https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
FSHF informon klubet për rregulloret e FIFA-s mbi transferimet e lojtarëve...
Federata e Futbollit organizoi një takim informues me trajnerët dhe menaxherët e ekipeve kombëtare të djemve dhe vajzave.
2 May 2025, 15:24Nga DOSJA
TIRANE - Në qendër të këtij takimi ishte prezantimi i rregullave thelbësore të FIFA-s që lidhen me përkatësinë federative të lojtarëve, si dhe qartësimi i procedurave dhe trajtimi i çështjeve përkatëse.
Takimi u udhëhoq nga drejtori administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, i cili prezantoi dhe diskutoi me të pranishmit rregulloren për statutin dhe transferimin e lojtarëve.
Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe procedurat dhe afatet kohore, sanksionet disiplinore, si dhe disa çështje të tjera të rëndësishme.
Mbledhja e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, u mbyll me një sesion pyetjesh e përgjigjesh, ku u trajtuan edhe raste konkrete.