LIVE UPDATES
Sport

Giorgio Armani, “viktima” e rradhës e golave të Ramsey!

Pas lajmit të vdekjes së Armanit, disa tifozë të futbollit nxituan të theksonin në mediat sociale se Ramsey i quajtur ndryshe “Caerfield Deathbender” kishte shënuar vetëm disa ditë më parë.

5 September 2025, 15:40 Nga DOSJA
Giorgio Armani, “viktima” e rradhës e golave të Ramsey!

ANGLI - Fansat e futbollit po fajësojnë “mallkimin e Aaron Ramsey” për vdekjen e stilistit legjendar Giorgio Armani, pasi disa ditë më parë ai kishte shënuar… një gol!

Ish-lojtari 34-vjeçar i Arsenalit dhe Juventusit shënoi për Pumas në minutat e fundit të një ndeshjeje të Liga MX kundër Atlas, duke shkaktuar një skenë festive në Mexico City. Pas lajmit të vdekjes së Armanit, disa tifozë të futbollit nxituan të theksonin në mediat sociale se Ramsey i quajtur ndryshe “Caerfield Deathbender” kishte shënuar vetëm disa ditë më parë.

“Udhëtim të mbarë Giorgio Armani. Ti ishe viktimë e mallkimit të Aaron Ramsey në vitin 2025”, shkroi një përdorues në X. “A e mbani mend mallkimin e Aaron Ramsey? Ja ku është përsëri. Uellsiani shënoi për Pumas më 31 gusht, goli i tij i parë i vitit, dhe sot stilisti legjendar Giorgio Armani ndërroi jetë”, shkruan një tjetër përdorues.

Disa e kanë vënë në dyshim mallkimin, duke pretenduar se goli i Ramsey ndodhi shumë afër vdekjes së Armanit, por vdekja e personazhit të famshëm është e fundit në një seri rastësish të çuditshme që i kanë bërë tifozët të bëjnë shaka për të ashtuquajturin “mallkim” për vite me radhë.

Në të kaluarën, vdekja e “Crafty Cockney” Eric Bristow u njoftua vetëm disa orë pasi Ramsey shënoi. Në vitin 2011, lajmi për vdekjen e terroristit të 11 shtatorit Osama bin Laden u njoftua një ditë pasi Ramsey shënoi për Arsenalin kundër Manchester United.

Pavarësisht faktit se shkaqet aktuale të këtyre vdekjeve ishin të pavarura nga golat e Ramsey, teoritë e konspiracionit vazhduan të qarkullonin, teksa përdoruesit lidhnin golat e uellsianit me vdekjen e personazheve të famshëm si Steve Jobs, Kolonel Gaddafi, Whitney Houston, Alan Rickman, David Bowie dhe Keith Flint.

Vetë Ramsay i kishte hedhur poshtë këto thashetheme në vitin 2015, duke i quajtur ato “qesharake”, por duke shtuar me humor se në disa raste ai kishte “pastruar disa të këqij”.

Humbja e fundit e Giorgio Armani nxjerr në pah lidhjen e çuditshme, ndonëse satirike, midis golave ​​të Ramsey dhe vdekjeve të personazheve të famshëm, duke konfirmuar se mitologjia që rrethon mesfushorin uellsian vazhdon të “magjepsë” dhe shqetësojë tifozët.

Lista e të famshmëve dhe liderëve botërorë ‘të vrarë nga mallkimi i Aaron Ramsey’

Ted Kennedy (politikan amerikan) : 25 gusht 2009 – tre ditë pas golit të parë të Ramsey në Premier League për Arsenalin kundër Portsmouth.

Andres Montes (gazetar spanjoll) : 16 tetor 2009 – dy ditë pas golit të parë të Ramsey në Uells kundër Lihtenshtajnit.

Osama Bin Laden (themeluesi i Al-Kaedës) : 2 maj 2011 – një ditë pas golit kundër Man Utd.

Steve Jobs (bashkëthemeluesi i Apple) : 5 tetor 2011 – tre ditë pasi shënoi kundër Tottenhamit në derbin e Londrës së Veriut.

Muammar Gaddafi (diktatori libian) : 20 tetor 2011 – një ditë pas shënimit të fitores në kohën e lëndimit kundër Marsejës.

Whitney Houston (këngëtare) : 11 shkurt 2012 – një ditë pasi shënoi kundër Sunderland.

Ray Williams (ylli i basketbollit) : 22 mars 2013 – të njëjtën ditë me golin kundër Skocisë.

Boris Berezovsky (oligark rus) : 23 mars 2013 – ditë pas golit kundër Skocisë.

Ken Norton (boksier) : 18 shtator 2013 – e njëjta ditë me golin kundër Marsejës

Paul Walker (Aktor) : 30 nëntor 2013 – e njëjta ditë kur shënoi dy herë për Arsenalin kundër Cardiff.

Rubin Carter (boksier) : 20 Prill 2014 – e njëjta ditë me golin dhe asistimin kundër Hull.

Robin Williams (Aktor dhe komedian) : 11 gusht 2014 – ditë pas golit dhe asistimit të Community Shield për të fituar kundër Man City.

David Bowie (Muzikan) : 10 janar 2016 – një ditë pas shënimit kundër Sunderland.

Alan Rickman (Aktor) : 14 janar 2016 – ditë pas golit dhe asistimit kundër Liverpoolit

Nancy Reagan (Zonja e Parë e SHBA) : 6 mars 2016 – një ditë pas shënimit të golit kundër Tottenhamit në derbin e Londrës së Veriut.

Nicky Hayden (kampion i MotoGP) : 22 maj 2017 – një ditë pas shënimit kundër Evertonit.

Roger Moore (aktor i James Bond) : 23 maj 2017 – dy ditë pasi shënoi kundër Evertonit.

Gregg Allman (Këngëtar) : 27 maj 2017 – e njëjta ditë me golin e fitores në finalen e FA Cup kundër Chelsea.

Bruce Forsyth (prezantues TV) : 18 gusht 2017 – javë pas shënimit kundër Leicester.

Ken Dodd (Komedian) : 9 Mars 2018 – një ditë pasi shënoi kundër AC Milan.

Stephen Hawking (fizikan) : 14 mars 2018 – gjashtë ditë pas shënimit kundër AC Milan.

Eric Bristow (Legjenda e shigjetave) : 5 prill 2018 – e njëjta ditë kur shënoi dy herë kundër CSKA Moskës.

Burt Reynolds (Aktor) : 6 shtator 2018 – e njëjta ditë kur shënoi kundër Irlandës.

Keith Flint (vokalisti i The Prodigy) : 4 Mars 2019 – dy ditë pasi shënoi kundër Tottenhamit në derbin e Londrës së Veriut.

Luke Perry (Aktor) : 4 Mars 2019 – dy ditë pasi shënoi kundër Tottenhamit në derbin e Londrës së Veriut.

Kenneth Kaunda (President i Zambias) : 17 qershor 2021 – dy ditë pasi shënoi kundër Turqisë në Euro 2020.

June Brown (aktorja e EastEnders): 4 Prill 2022 – një ditë pasi shënoi për Rangers në Old Firm kundër Celtic.

Olivia Newton-John (Aktore dhe këngëtare) : 8 gusht 2022 – një ditë pas golit debutues për Nice kundër Tolouse.

Steve Harwell (Këngëtar) : 4 shtator 2023 – dy ditë pasi shënoi për Cardiff kundër Ipswich.

Papa Françesku : 21 Prill 2025 – dy ditë pasi Ramsey u emërua trajner i Cardiff-it, sipërmarrja e tij e parë në menaxhim.

Giorgio Armani: 4 shtator 2025 – 4 ditë pasi Ramsey shënoi për ekipin e Pumas në ligën meksikane të futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...