28 December 2025, 03:25
Nga DOSJA

ANGLI - Jack Grealish bëhet sërish protagonist në media për motivet e gabuara. Sulmuesi i Manchester City që ka kaluar me huazim te Everton, sipas tabloidit ‘The Sun’, në 21 dhjetor një ditë pas humbjes me Arsenalin, kaloi një natë të çmendur të mbyllur në orën 04:00 të mëngjesit në një klub striptizmi, që i kushtoi 20 mijë paundë (23 mijë euro) në shoqërinë e ish futbollistit të Cityt, Kyle Walker.
Mbrëmja nisi në zonën VIP të një parku argëtues londinez, Winter Wonderland në Hyde Park. Mbrojtësi i Burnley ishte në shoqërinë e një miku të tij dhe dy vajzave. Më pas të dy iu drejtuan një restoranti francez, Bagatelle a Mayfair, ku u panë që t’u ofronin për të pirë klientëve atje. Një prej tyre tha për ‘The Sun’: ‘Këta djem dinë si të argëtohen, janë shumë bujarë’.
Pas festës, ata u ndanë, Kyle 35 vjec, donte të shkonte te lokali pranë, Tape ku një shishe whiskey kushton 775 paundë. Por kur pa veten në minorance, Walker la restorantin i veshur me një bluzë me kapuç. Ndërsa për Grealish, 30 vjeç dhe shumë persona pranë tij, etapa tjetër ishte klubi i striptizmit Platinum Lace në Leicester Square.
Festa u mbyll me një llogari prej 3.500 paundë në orën 04:00 të mëngjesit me Grealish që e la klubin pak më pas me një buzëqeshje në fytyrë. Një burim për median britanike tha: ‘Jack nuk ishte interesuar për lap dance, donte vetëm të pinte deri natën vonë. Ishte një zotëri i vërtetë. As nuk ua hodhi sytë kërcimeve lap dance apo striptisteve. Ai është në një lidhje’.
Jack dhe banda e tij u akomoduan në një dhomë pas klubit duke porositur qindra Jagerbomb 14 paundësh njëra, me vajzat që kërcenin mbi tavolina dhe divanë. Festa vazhdoi deri sa grupi shkoi në Sanderson Hotel.
‘Disa prej tyre porositën shampanjë në dhomë. Ishte një eksperiencë e paharrueshme-tha për The Sun një prej pjesëmarrësve. Ndërkaq, në ditën e Krishtlindjes, e fejuara e Jack Grealish, Sasha Attëood kishte postuar në Instagram një foto të çiftit me pizhama skoceze bashkë me vajzën e tyre Mila Rose.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 December 2025, 03:09
ITALI - Juventusi i Luciano Spallettit siguroi fitoren e tretë radhazi në ligë, duke fituar 2-0 ndaj Pizës në jav...
Sport
27 December 2025, 22:55
ANGLI - Rayan Cherki, i cili asistoi për golin e Tijjani Reijnders (minuta e 51-të) dhe më pas shënoi vetë (minuta e 84-të) n&eu...
Sport
27 December 2025, 22:23
ARABIA SAUDITE - Që nga viti 2010, Cristiano Ronaldo ka shënuar të paktën një tregolësh çdo vit. Ai nuk e ka arritur ende...
Sport
27 December 2025, 22:08
Gëzimi i sulmuesit të Arsenalit, Viktor Gyökeres, bie ndesh me zhgënjimin e sulmuesit francez të Brighton, Georginio Rutter
ANGLI ...
Sport
27 December 2025, 21:43
ANGLI - Me rregulloret e reja që pritet të revolucionarizojnë Formula 1 në vitin 2026, të gjitha ekipet në pistën...
Sport
27 December 2025, 21:35
SPANJE - Valencia CF është në zi. Të shtunën, klubi spanjol njoftoi në rrjetet e tij sociale zhdukjen e Fernando Martin, trajner...
Sport
27 December 2025, 21:22
Watkins shënoi dy herë
ANGLI - Beteja për kreun e tabelës është e ashpër në Premier League, dhe sfida e sonte midis...
Sport
27 December 2025, 21:08
ZVICER - Që nga aksidenti tragjik në Meribel në dhjetor 2013, një mur sekreti i padepërtueshëm e ka mbrojtur Michael Schuma...
Sport
27 December 2025, 18:49
ITALI - Magic Mike po bën mirë te Milanello; stafi i Max e ka rikthyer atë në majë dhe dhoma e zhveshjes po e mbështet. Mil...
Sport
27 December 2025, 18:39
ITALI - Në stadiumin Tardini të Parmës pati momente frike gjatë kohës shtesë në ndeshjen midis skuadrës emiliane dhe F...