27 May 2023, 10:45
Nga DOSJA

ANGLI - Me Cityn ka luajtur 58 ndeshje këtë sezon, por në kujtesën e Haaland një është e vështirë të harrohet: ajo ndaj Real Madridit në ‘Etihad’. Norvegjezi luajti në një natë të paharrueshme për një ekip anglez, që kaloi mbi ‘los blancos’ në Champions League për të nënshkruar një ‘recital’ që bëri xhiron e botës.
Nata la një kujtim aq të mirë për Haaland, saqë ai nuk hezitoi ta shikonte sërish ndeshjen për të shijuar ‘recitalin’. Dhe sulmuesi nuk bëri gjë tjetër veçse konfirmoi ndjenjat që kishte sapo mbaroi ndeshja dhe pas fitores 4-0 ndaj kampionit aktual të Europës: “Kur pashë sërish pjesën e parë kundër Real Madridit dhe kjo është një nga ndeshjet e pakta. E kam parë përsëri... Mendoj se është më e mira që kam parë në jetën time nga një ekip futbolli”.

Haaland e ka rrëfyer këtë episod, pasi është shpallur futbollisti i vitit në Angli. Pas marrjes së çmimit, ai gjithashtu pranoi se Premier është liga më e mirë në botë dhe se ai kurrë nuk kishte dyshime se ku ishte e ardhmja e tij pasi vendosi të largohej nga Dortmundi.
"E dija që do të luaja në Premierligë dhe e dija që do të luaja për ekipin e madh që është City. Është një gjë shumë e mirë, sigurisht që vjen sezoni i parë dhe merr këtë çmim. Është diçka speciale dhe e vlerësoj shumë”, ka pranuar Haaland, i cili ka realizuar 52 gola në të gjitha garat.
"Është një nder të fitosh një çmim kaq prestigjioz. Faleminderit të gjithëve që votuan për mua. Natyrisht kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme që kam nga të gjithë në City,"- tha sulmuesi.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 May 2023, 10:25
GJERMANI - Ndalimi njëvjeçar i transferimeve i vendosur ndaj Këlnit nga FIFA u pezullua përkohësisht të premten (26/5)...
Sport
27 May 2023, 10:01
SHBA - Në një intervistë me Die-Hard Chicago Bulls Fans, Scottie Pippen, i cili formoi dyshen më vdekjeprurëse të NBA me...
Sport
27 May 2023, 09:45
ANGLI - Guardiola po reagonte ndaj fyerjeve raciste që Vinicius Jr pësoi të dielën e kaluar, gjatë një ndeshjeje të La Lig&eu...
Sport
27 May 2023, 09:25
SERBI - Një ngjarje e pazakontë në fushat e futbollit në Serbi. Një gjarpër e ndërpreu lojën. Në ndeshj...
Sport
27 May 2023, 09:00
ANGLI - “Në përvojën time, mënyra më e mirë për t’u përgatitur për një finale është t&eu...
Sport
27 May 2023, 08:25
ANGLI - Jurgen Klopp mbetet shumë i lidhur me Borussia Dortmund dhe tifozët unikë të verdhezinjve. 55-vjeçari drejtoi për 7...
Sport
27 May 2023, 08:00
FRANCE - E ardhmja e Edon Zhegrovës lidhet me Serie A. Milani e ndjek prej kohësh sulmuesin e djathtë, por lojtari i talentuar dardan pëlqeh...
Sport
26 May 2023, 21:03
AUSTRALI - Nënë e dy fëmijëve, Stephanie Sanzo është bërë një personazh i famshëm në Australi...
Sport
26 May 2023, 20:34
FRANCE - PSG po bën gjithçka që mundet për të arritur vazhdimin e kontratës së Sergio Ramos. Megjithatë, parizien&eu...
Sport
26 May 2023, 19:34
TANZANI - Ajo që e bën të veçantë atë është lartësia e tij. Djali nga Tanzania është 225 centime...