2 November 2023, 21:00
Nga DOSJA
HOLANDE - Imazhi i tmerrshëm i sulmuesit duke u rrëzuar në tokë, disa sekonda para përfundimit të ndeshjes Alkmaar-Nijmegen, tronditi të gjithë botën e futbollit.
37-vjeçari Bas Dost, me një karrierë të madhe në kampionate të ndryshme europiane, ka shpëtuar falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve dhe duke u larguar nga fusha me barelë ka ngritur grushtin, teksa dëgjoi spektatorët që i brohorisnin në mënyrë ritmike emrin e tij.
Sulmuesi i Nijmegen i shpëtoi rrezikut përgjithmonë, megjithatë diagnoza e mjekëve (miokarditi) e çon domosdoshmërisht në... fushë siç bënte me dije në letrën e tij, duke i lënë të hapura të gjitha mundësitë (qoftë për t'u rikthyer, ose për të lënë përgjithmonë aktivitetin aktiv).
“Jam informuar për atë që më ka ndodhur gjatë ndeshjes në Alkmaar. Ditët e fundit kam bërë shumë analiza dhe kanë treguar që kam miokardit. Mund të ketë disa arsye pse u shkaktua dhe pasojat mund të jenë mjaft serioze, por unë isha me fat që u ktheva me sukses në jetë. Nuk mund të theksoj sa duhet se sa mirënjohës u jam mjekëve në Nijmegen dhe Alkmaar për ndihmën që më kanë dhënë”,- thotë Dost në letrën e tij dhe vazhdon:

“Testet do të vazhdojnë për ditët në vijim dhe më pas do të shkoj në shtëpi dhe do të duhet të pushoj për t'u rikuperuar plotësisht nga kjo. Vetëm atëherë do të kem një pamje të qartë të së ardhmes sime dhe që atëherë e tutje do të mund të ndaj më shumë për të. Tani për tani do të bëj një pushim nga futbolli dhe do ta kaloj periudhën e ardhshme me familjen time.
Shpresoj që të gjithë ta respektojnë atë. Do të jem sërish në “Goffert Stadium” në muajt e ardhshëm. Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjithë nga bota e futbollit, brenda dhe jashtë vendit për dashurinë që më keni treguar. Kjo më emocionoi dhe më mbështeti mua dhe familjen time”.
B.T (Dosja.al)
Sport
2 November 2023, 18:46
MEKSIKE - Mbrojtësi veteran i Real Madridit, i cili luajti 14 vjet në fanelën “los blancos” (1989-2003) dhe fitoi gjithçk...
Sport
2 November 2023, 18:32
ITALI - Futbollisti i Romës dhe kampioni i botës 2022 me Argjentinën, në prani të Moratas, Paredes, i ka propozuar për t’u m...
Sport
2 November 2023, 18:12
FRANCE - Erling Haaland, megjithë vitin e tij të mrekullueshëm te Manchester City, doli i dyti në kompeticionin e “Topit të Art&e...
Sport
2 November 2023, 17:44
FRANCE - Daniil Medvedev nuk është “fëmija më i mirë” në tenis, dhe këtë ai u sigurua që ta dë...
Sport
2 November 2023, 17:13
ANGLI - Vetëm dy skuadra nga “Big 6” të Premier League, do të vazhdojnë garën në çerekfinale të &ldqu...
Sport
2 November 2023, 16:48
BRAZIL - Komuniteti i futbollit brazilian është zhytur në zi, pasi u bë i ditur lajmi për vdekjen e sulmuesit 21-vjeça...
Sport
2 November 2023, 16:38
FRANCE - Lionel Messi, pasi fitoi Kupën e Botës në Katar dhjetorin e kaluar, iu dha edhe “Topi i Artë” i vit...
Sport
2 November 2023, 15:58
ANGLI - Kevin De Bruyne është krenar, që ka fituar tripletën e trofeve sezonin e kaluar me fanelën e Manchester Cityt. &ldquo...
Sport
2 November 2023, 15:39
URUGUAJI - Luis Suarez tashmë ka një marrëveshje me Inter Miami dhe do të takohet sërish me Leo Messin, pasi më herët kan&eum...
Sport
2 November 2023, 15:22
SPANJE - Pedri është rikthyer në stërvitjet e Barcelonës, pasi është rikuperuar nga një dëmtim në kofsh&e...