10 February 2025, 11:00
Nga DOSJA

BRAZIL - Neymar ka startuar për Santos në ndeshjen kundër Novorizontino për Campeonato Paulista, e cila përfundoi pa gola, me ish-lojtarin e Barcelonës dhe PSG-së të zëvendësuar në minutën e 74-të dhe larg versionit të tij më të mirë.
Ndonëse në letër ishte një ndeshje pa ndonjë rrezik të madh për Santosin, Novorizontino luajti si i barabartë, dominonte disa herë me lehtësi dhe dinte ta mbante Neymar nën kontroll me shënjimin efektiv të zonës.
Pa yje, por me një lojë të rregullt dhe ngutshme, skuadra e përulur e Novo Horizonte arriti t'i shkaktojë probleme Santosit, i cili këtë vit do të rikthehet në Kategorinë e Parë të futbollit brazilian, pasi sezonin e kaluar luajti në Kategorinë e Dytë.
Trajneri portugez i Santos, Pedro Caixinha, nuk u përmbajt dhe rreshtoi gjithashtu mes titullarëve të tij venezuelianin Jefferson Soteldo dhe Tiquinho Soares, i cili sapo ka ardhur nga Botafogo, me të cilin fitoi Copa Libertadores vitin e kaluar.
Neymar, i cili debutoi me ekipin me të cilin ishte formuar të mërkurën e kaluar, kur u bashkua në fazën e dytë, këtë herë tregoi më shumë lëvizshmëri, por i mungonte qëndrueshmëria dhe u zëvendësua në minutën e 74-të nga Gabriel Bomtempo.
'Djali Ney', i cili mbushi 33 vjeç këtë javë, ende nuk e ka rikuperuar formën e tij, pas disa muajsh jashtë fushës për shkak të dëmtimeve të pësuar gjatë lojës për Al Hilal të Arabisë Saudite, me të cilin ndërpreu kontratën në janar për t'u rikthyer në Santos, të cilin e la në 2013 për të filluar aventurën e tij evropiane, fillimisht te Barcelona dhe më pas te PSG.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 February 2025, 10:30
SPANJE - Hansi Flick analizoi goditjen e Barcelonës ndaj Sevillas, e cila luajti kundër lojtarëve të Garcí...
Sport
10 February 2025, 10:00
FRANCE - Marseille fitoi 2-0 ndaj Angers dhe Ismael Bennacer, i ardhur pak ditë më parë nga Milani, shkëlqeu në këtë f...
Sport
10 February 2025, 09:30
ANGLI - Mos u ngatërroni me FA Cup, shkruajnë në Angli! Domethënë: mos bëni shaka me FA Cup! Çdo referencë për ...
Sport
10 February 2025, 09:00
KROACE - Në Kroaci, Fabio Cann
avaro, trajner i Dinamo Zagrebit, po bën bujë. Në fakt, portali “24sata&rdqu...
Sport
10 February 2025, 08:30
ANGLI - Tottenham Hotspur u eliminua nga FA Cup pas humbjes 2-1 ndaj Aston Villas, rezultat i cili ve më shumë presion mbi trajnerin ...
Sport
10 February 2025, 08:00
TIRANE - Dukej një derbi i qetë në “Arenën e Demave”, nga skuadrave në fushën e lojës. Por kjo vetëm deri ...
Sport
10 February 2025, 07:30
SPANJE - "Pas testeve të kryera mbrëmë nga shërbimi mjekësor i Real Madridit te lojtari Lucas Vázquez, ai u diagnostikua&...
Sport
10 February 2025, 00:16
ITALI - Pas barazimit me Romën, Napoli ndalet sërish, këtë herë kundër Udineses. Në javën e 24-t të Serisë A, ...
Sport
10 February 2025, 00:12
SPANJE - Barcelona nuk bën blof, fiton 4-1 në fushën e Sevilla-s dhe e ndez edhe më shumë garën për titullin kampion në ...
Sport
9 February 2025, 20:51
SHKODER - Vllaznia mundi 3-0 Bylisin për javën e 24-t të Abissnet Superiores. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë,...