17 January 2023, 09:22
Nga DOSJA
AUSTRALI - Organizatorët e Australian Open, me drejtorin e saj Craig Tiley në krye, duan të kenë gjithçka nën kontroll. Pas një incidenti në tribuna në ditën e hapjes është vendosur, që tifozët të cilët mbajnë flamurin rus dhe bjellorus nuk do të lejohen të hyjnë.
Shumë tifozë rusë u mblodhën në Melbourne Park me flamurin e vendit të tyre për të brohoritur për bashkatdhetaren e tyre Kamilla Rakhimova në duelin e saj të raundit të parë me Kateryna Baindl të Ukrainës. Kjo krijoi momente tensioni dhe tifozët ukrainas kërkuan praninë e policisë.
Situata arriti deri te ambasadori ukrainas në Australi, Vasyl Myroshnychenko, i cili shpejt bëri thirrje që turneu të marrë masa për këtë çështje. "Ideja jonë fillestare është që flamujt mund të mbahen për sa kohë që nuk janë përdorur si provokim,"- raporton Tennis Australia në një deklaratë.
Lufta që po zhvillohet në tokat ukrainase, për shkak të pushtimit të Vladimir Putinit, ka ndarë një pjesë të dhomës së zhveshjes së WTA dhe kjo duket në marrëdhëniet personale mes lojtarëve që janë prishur.
Tenisistët rusë dhe bjellorusë u përjashtuan nga edicioni i fundit i Wimbledon, gjë që bëri që qarqet për meshkuj dhe femra të heqin pikë nga "Grand Slam"-i britanik.
Organizatorët e Australia Open raportoi gjithashtu javën e kaluar se çdo tifoz që ka fishkëllyer praninë e Novak Djokovic në turne do të ftohej të largohej nga objekti.
B.T (Dosja.al)
Sport
17 January 2023, 07:32
AUSTRALI - Me një thermometer, i cili u ngrit deri në 37° në fusha të caktuara, organizatorët e Australian Open morën vendimin...
Sport
17 January 2023, 07:16
FRANCE - Hervé Renard mund të rikthehet në drejtimin e një ekipi klubi. Siç raporton ‘L'Equipe’, sk...
Sport
17 January 2023, 07:04
Totò Schillaci, një ish-sulmues i kombëtares italiane, Palermos dhe Juventusit
ITALI - Arrestimi i Matteo Messina Denaro u p&eum...
Sport
16 January 2023, 19:49
ARABI SAUDITE - Sokol Cikalleshi është duke kaluar një formë të mirë në Arabinë Saudite, ndërsa është p&e...
Sport
16 January 2023, 19:44
ANGLI - Arsenal fitoi dje 0-2 me Tottenham për javën e 20-të në Premier League, duke vijuar shkëputjen në vendin e parë t&eum...
Sport
16 January 2023, 19:22
FRANCE - Lajm i bujshëm nga Le Parisien, i cili tregon se fanela e veshur nga Lionel Messi te Paris Saint-Germain, në ndeshjen e tij t&...
Sport
16 January 2023, 19:07
FRANCE - Një muaj para përplasjes me Bayern, Paris St. Germain u pengua. Humbja e fundit 0-1 në Rennes e ka vënë në gatishm...
Sport
16 January 2023, 18:41
ARABIA SAUDITE - Familja e Cristiano Ronaldos duket se po mësohet me Arabinë Saudite. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Georgina Rodr&iacut...
Sport
16 January 2023, 18:21
ANGLI - Richarlison ende nuk e ka kapërcyer eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës në Katar, ku ‘canarinha’ u eliminuan nga këmb...
Sport
16 January 2023, 18:19
FRANCE - Një video e Lionel Messit duke ngritur pesha është bërë virale në rrjetet sociale, me fansat të habitur kur panë...