https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Interi kalon lehtësisht Lazion, e pret Napoli në finalen e Superkupës! - VIDEO
Në minutën e 80 u aktivizua edhe Kristjan Asllani teksa në të 83-tën për Lazion u aktivizua Elseid Hysaj. Në fund, Inter shënoi edhe golin e tretë me Frattesin teksa të hënën do të përballet me Napolin për të mbrojtur statusin e kampiones në fuqi të SuperKupës.
19 January 2024, 21:53Nga DOSJA
ARABI SAUDITE - Inter është finalistja e dytë në SuperKupën e Italisë. Zikaltërit mposhtën në Riyadh, Lazion me shifrat 3-0, dhe të hënën në mbrëmje do të sfidojnë në finale Napolin. Skuadra e drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi e dominoi takimin ndaj bardhekaltërve të Maurizio Sarrit teksa e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 17 falë një aksioni model.
Dimarco dhuroi një pasim shumë të bukur për Marcus Thuram dhe francezi i gjendur fare pranë portës së Provedel nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 36, Inter pati shansin për të dyfishuar shifrat, por Barella nuk e pati fatin me vete pasi goditja e tij u ndal në traversë. Gjithsesi, goli i dytë do të vinte në fraksionin e dytë të ndeshjes teksa Lautaro Martinez fitoi një 11-metërsh.
Fillimisht, arbitri Marchetti nuk e akordoi faullin, por sistemi VAR ndërhyri dhe më pas gjyqtari nuk pati dyshime. Nga pika e bardhë u shfaq “specialisti” i 11-metërshave, Hakan Calhanoglu i cili nuk gaboi përballë portierit Provedel.
2-0 dhe Inter më pas e menaxhoi më së miri ndeshjen, teksa patën mundësinë për të shënuar edhe të tretin, por Lautaro Martinez u ndal nga traversa. Në minutën e 80 u aktivizua edhe Kristjan Asllani teksa në të 83-tën për Lazion u aktivizua Elseid Hysaj. Në fund, Inter shënoi edhe golin e tretë me Frattesin teksa të hënën do të përballet me Napolin për të mbrojtur statusin e kampiones në fuqi të SuperKupës.