11 September 2024, 00:24
Nga DOSJA
TIRANE - Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj deklaroi se ndjen keqardhje, pas humbjes 0-1 ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania”, sepse sipas tij, skuadra bëri një ndeshje të mirë, ndërsa shtoi se përballë ishte një kundërshtar i fortë.
Mbrojtësi theksoi se skuadra ishte pak më e lodhur, në krahasim me ndeshjen ndaj Ukrainës. I pyetur për të ardhmen, Hysaj la të nënkuptohet se mund të largohet nga Lazio, pasi u la jashtë listës së kampionatit.
“Bëmë një ndeshje të mirë, nuk është se bëmë ndeshje të keqe. Ndoshta ishim pak më të lodhur se ndeshja e kaluar ndaj Ukrainës. Gjeorgjia është një skuadër në rritje. E kemi parë edhe në Europian. Në fushën tonë, duhet të bënim më mirë. Më vjen keq, sepse luajtëm mirë. Kishim vendosur që do të rrinim dy veta ndaj Kvaraskhelias, sepse nuk duhen lënë hapësira, pasi është një kundërshtar i fortë.
Kur një skuadër është e mbyllur, duhet të gjejmë një mënyrë për të depërtuar. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të zgjuar në fushë.
Edhe Ukraina ishte një skuadër që na bënte presion, por kishim mundësi të luanim përpara. Shpenzuam shumë atje. Më vjen keq, sepse duhet të jemi më të zgjuar, për të bërë edhe ndonjë faull taktik ndoshta.
Shpirti nuk ka munguar në këtë ndeshje. Të gjithë dhanë maksimumin. E dinim, se do të ishte një ndeshje që mund të vendosej nga gabimet. Duhet të kemi besim gjithmonë për kualifikimin. E kemi mundësinë dhe të vazhdojmë përpara.
E ardhmja? Me Milanin luajta 5 minuta dhe u nisa në Kombëtare. Nuk kam folur ende me klubin. E kam lexuar që jam lënë jashtë listës. Do shkoj nesër dhe do shikoj çfarë do të ndodhë dhe do të shikoj për një zgjidhje. Ndoshta nuk do të rri aty”,- deklaroi Hysaj.
B.T (Dosja.al)
Sport
11 September 2024, 00:10
TIRANE - Pas humbjes me Gjeorgjinë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj tha se skuadra bëri një lojë të mirë, ...
Sport
10 September 2024, 23:54
TIRANE - Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, pas ndeshjes ka komentuar humbjen 0-1 të pësuar në “Air Albania”, përballë Gjeo...
Sport
10 September 2024, 22:40
M.B
Foto nga ndeshja
TIRANA- Shqipëria është mundur për herë të parë nën drejtimin e teknikut Sylvinho, në &l...
Sport
10 September 2024, 22:15
M.B
Foto nga ndeshja
TIRANA- Pas 71′ minutave lojë në “Air Albania”, Gjeorgjia ka marrë avantazhin përballë &ld...
Sport
10 September 2024, 21:32
M.B
Foto nga ndeshja
TIRANA- Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji është mbyllur pa gola në "Air Albania". Kuqezinjtë e tentu...
Sport
10 September 2024, 20:39
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ka nisur në "Air Albania" ndeshja e dytë në këtë edicion të Ligës së Kombeve e kombëta...
Sport
10 September 2024, 19:58
M.B
Tifozët e Gjeorgjisë
TIRANA- Tifozët e përfaqësueses gjeorgjiane kanë mbërritur pranë ambienteve të stadiumit ...
Sport
10 September 2024, 19:30
M.B
Autobusi
TIRANA- Ekipi përfaqësues i Gjeorgjisë ka mbërritur në stadiumin "Air Albania" ku do të zhvillohet ndeshja e radh&eu...
Sport
10 September 2024, 19:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kombëtarja shqiptare e futbollit pret mbrëmjen e sotme Gjeorgjinë në takimin e dytë të Lig&...
Sport
10 September 2024, 19:00
FRANCE - Pasi u akuzua për tentativë përdhunimi në një çështje që daton në verën e vitit 2023, Wissam...