6 September 2025, 14:46
Nga DOSJA
TIRANE - Juljan Shehu dhe Mirlind Daku dolën sot në konferencë për shtyp nga stadiumi “Air Albania”, në prag të sfidës së rëndësishme Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Mesfushori Shehu theksoi se ndeshja e së martës është vendimtare dhe skuadra është e përqendruar vetëm te fitorja. Ai u ndal edhe te miqësorja me Gjibraltarin, e fituar 0-1, duke e cilësuar një test pozitiv për lojtarët e rinj dhe për mënyrat e ndryshme të lojës që trajneri dëshironte të provonte. “Ndeshja ndaj Letonisë është më e rëndësishmja, gjendja në skuadër është shumë e mirë dhe entuziazmi i lartë. Duhet patjetër të marrim tre pikët”, tha Shehu.
Sulmuesi Mirlind Daku foli në të njëjtën linjë, duke e cilësuar Letoninë një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar. Ai rikujtoi ndeshjen e parë mes dy skuadrave, ku kuqezinjtë patën raste të shumta, por mungoi finalizimi.
“Kundër Letonisë duhet të jemi të fortë dhe të bashkuar, sepse këto janë ndeshjet më të vështira, kur përballesh me ekipe që nuk kanë çfarë të humbasin. Objektivi ynë është i qartë: fitorja”, u shpreh Daku.
Sulmuesi shtoi se ekipi ka treguar forcë dhe dominim në shumicën e kualifikueseve, përfshirë ndeshjen ndaj Serbisë në Tiranë, ndërsa synimi i madh mbetet kualifikimi në Kupën e Botës 2026. Shqipëria do të përballet me Letoninë të martën, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 September 2025, 11:53
KAVAJE - Shpëtim Duro është trajneri i ri i Besës së Kavajës. Tekniku 65-vjeçar ishte pa ekip që prej largimit të...
Sport
6 September 2025, 11:44
KOSOVE - Kosova pësoi një humbje të rëndë ndaj Zvicrës në Bazel, duke u mundur 4-0 në ndeshjen kualifikuese për Kam...
Sport
6 September 2025, 11:39
TURQI - Në një lëvizje të papritur brenda futbollit turk, Ernest Muçi është huazuar nga Besiktashi te Trabzonspor, vetë...
Sport
6 September 2025, 11:36
SHBA - Jannik Sinner mposhti kanadezin Felix Auger-Aliassime për të arritur në finalen e US Open, ku do të përballe...
Sport
6 September 2025, 11:29
ANGLI - Anglia ka “Lamine Yamal”-in e vet dhe emri i tij është Max Dauman. Djali i Arsenalit, i lindur në vitin 2009 n&eu...
Sport
6 September 2025, 11:16
BRAZIL - Futbolli brazilian është sërish në qendër të një skandali bastesh, këtë herë, ai që ës...
Sport
6 September 2025, 00:37
ZVICER - Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka zhvilloi ndeshje mbi mesataren ndaj Kosovës në stadiumin e Baselit “St. Jakob Park”, e vlefs...
Sport
6 September 2025, 00:34
TIRANE - FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Pas javës së tretë, bie në sy se Egnatia dhe Elbas...
Sport
5 September 2025, 23:57
SHBA - Carlos Alcaraz është finalisti i parë i US Open 2025. Spanjolli fitoi gjysmëfinalen e shumëpritur kundër Novak Dj...
Sport
5 September 2025, 23:49
SPANJE - La Vuelta e këtij viti po kalon një nga edicionet më të tensionuara në historinë e saj 90-vjeçare. Në vend q&...