15 October 2024, 10:55
Nga DOSJA

TIRANE - Fitorja 0-1 e Kombëtares shqiptare ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Mikhail Mheksi” në Tbilisi mbrëmjen e së hënës, ngrohu dhe emocionoi të gjithë tifozët shqiptarë, të cilët tashmë po nxitojnë që të blejnë biletat e tyre për dy ndeshjet e nëntorit, kundër Çekisë dhe Ukrainës.
Këto dy sfida do të luhen në stadiumin “Air Albania”. Më 16 nëntor, kuqezinjtë duan ‘hakmarrjen’ ndaj çekëve, ndërsa më 19 nëntor do të kërkojnë triumfin e dytë ndaj Ukrainës në këtë edicion të Nations League.
Mbështetja e tifozëve shqiptarë nuk ka munguar kurrë dhe deri më tani mësohet se vetëm për ndeshjen me Çekinë janë shitur mbi 17 mijë bileta. Më shumë se gjysma e stadiumit, teksa pas fitores së djeshme, numri i biletave të shitura është rritur në mënyrë të frikshme.
Edhe për ndeshjen me Ukrainën, tifozët duket se duan të jenë në stadium dhe sipas burimeve të sigurta, është shitur më shumë se gjysma e stadiumit. Mbi 13 mijë bileta të shitura për këtë sfidë.
Një gjë është e sigurt: me një stadium ‘sold out’ në të dyja ndeshjet, Shqipëria do të jetë pa dyshim me një lojtar më shumë në fushë se sa Çekia dhe Ukraina. Tifozëve u mbetet vetëm t’u japin zemër kuqezinjve, ndërsa këta të fundit të fitojnë dy ndeshjet për të gjithë shqiptarët.

B.T (Dosja.al)
Sport
15 October 2024, 10:30
SPANJE - Periudha plot tension për Kylian Mbappé. Ndërsa mungesa e tij për dritaren ndërkombëtare të tetorit ka ngja...
Sport
15 October 2024, 10:00
ANGLI - Mes arrestimit të tij në gusht 2021 për përdhunim, për të cilin u lirua dy vjet më vonë, dhe përfundimit ...
Sport
15 October 2024, 09:30
FRANCE - Kush do ta marrë “Topin e Artë” 2024? Nuk ka asnjë favorit të madh, edhe nëse pikët e Vinicius Junior&...
Sport
15 October 2024, 09:00
ANGLI - Në ishull thonë se Reece James, anësori i Chelseat, duhet të kërkojë një klub të ri për të...
Sport
15 October 2024, 08:30
BELGJIKE - Franca e Didier Deschamps arriti të fitojë 2-1 në transfertë ndaj Belgjikës dhe vendi i dytë në Grupin 2 (L...
Sport
15 October 2024, 08:00
TURQI - Një nga lajmet e mbrëmjes së Nations League është se Hakan Calhanoglu nuk është i pagabuesh&eum...
Sport
15 October 2024, 07:30
ITALI - Në ditën e katërt të Ligës së Kombeve, Italia mposhti Izraelin 4-1 dhe është një hap larg kualifikimit p&...
Sport
15 October 2024, 00:00
FRANCE - Në ditën e 4-ët të Ligës së Kombeve, Franca konfirmon pozicionin e saj, duke fituar 2-1 ndaj Belgjikës. Gjithç...
Sport
14 October 2024, 22:00
GJEORGJI - Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Silvinjo ka komentuar suksesin e arritur në Tbilisi, 1-0 përballë Gjeorgjisë.
“...
Sport
14 October 2024, 21:52
GJEORGJI - Kristjan Asllani, arkitekti i fitores në Tbilisi, 1-0 përballë Gjeorgjisë, ka folur pas ndeshjes duke shprehur të gjitha emo...