20 July 2023, 16:35
Nga DOSJA
TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Bullgarinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Bullgare që kjo ndeshje të luhet më 17 tetor 2023 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, ndërsa orari mbetet për t’u përcaktuar.
FIFA ka lënë data të lira për të gjitha kombëtaret që janë në grupe me nga 5 ekipe. Edhe në muajin mars, ishte planifikuar një miqësore kundër Uzbekistanit, por që u anulua në ditët e fundit.
Kësisoj, për në tetor, FSHF gjeti dakordësinë me Federatën Bullgare për të shfrytëzuar këtë datë zyrtare për të organizuar një ndeshje miqësore. Më 12 tetor, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të luajnë ndaj çekëve në stadiumin ‘Air Albania’, një sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.
Sa i përket miqësores me Bullgarinë, kjo do të jetë hera e 11-të që dy përfaqësueset ballkanase do të përballen në një ndeshje futbolli. Në të kaluarën Shqipëria dhe Bullgaria janë përballur jo vetëm ‘miqësisht’, por edhe në ndeshje të vlefshme për kualifikuese të Kampionatit Europian, eliminatore të Kampionatit Botëror, por edhe për Kupën Ballkanike.
Në muajin shtator, Shqipëria do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme për rrugëtimin e saj në “Gjermani 2024”, kundër Republikës Çeke më 7 shtator në transfertë dhe tre ditë më vonë, ndaj Polonisë në stadiumin ‘Air Albania’.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 July 2023, 16:34
GJERMANI - Nico Schulz tashmë është histori në Borussia Dortmund. Vetë klubi, i cili do t'i paguajë atij një...
Sport
20 July 2023, 16:09
GJERMANI - Lidhja e tyre është bërë publike nga vetë ata nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale. Nj&e...
Sport
20 July 2023, 15:49
SHBA - Pronari i Inter Miami ëndërron të ribashkojë futbollistët me të kaluarën në FC Barcelona në ekipin e ...
Sport
20 July 2023, 15:19
SPANJE - Që nga maji i kaluar 2018, Luis Rubiales, ka qenë president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll. Edhe ...
Sport
20 July 2023, 15:09
SHBA - Ka më shumë se një vit që lidhja mes Shakirës dhe Piqué ka marrë fund. Futbollisti rindër...
Sport
20 July 2023, 14:55
KAMERUN - Një episod i ri dhe i diskutueshëm mund të prekë udhëheqjen e Samuel Eto'o në krye të Federatës së F...
Sport
20 July 2023, 12:01
ITALI - Roma është duke punuar në këtë merkato vere dhe dëshira e tyre më e madhe quhet Scamacca. Lojtari i West Ham kër...
Sport
20 July 2023, 11:30
ARABI SAUDITE - Lidhja 12-vjeçare mes Jordan Henderson dhe Liverpool po arrin fundin! Al Itifaq i Steven Gerrard-it ia doli... dhe pasi e bindë...
Sport
20 July 2023, 11:01
SHBA - Lionel Messi do të bëjë debutimin e tij në MLS kundër Inter Miami të premten mbrëma, por tifozët mund të...
Sport
20 July 2023, 10:29
GJEORGJI - Tirana ka zbarkuar në Gjeorgji për ndeshjen e kthimit me Dinamo Batumin. Lojtarët dhe stafi janë gati për të zhvilluar ...