28 February 2023, 17:08
Nga DOSJA
TURQI - Mbështetësit e skuadrës turke të futbollit, Fenerbahçe, të cilët kanë hedhur parulla kundër qeverisë gjatë një ndeshjeje të mëparshme, janë ndaluar të marrin pjesë në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Kayserispor, sipas një deklarate të skuadrës.
Transmetuesi shtetëror turk TRT Haber konfirmoi vendimin të martën, duke thënë se tifozët vizitorë nuk do të lejohen brenda stadiumit, ndërsa Fenerbahçe udhëton për në Kayseri, Turqi. Sipas TRT Haber, vendimi u mor për "arsye sigurie", pas një takimi të mbajtur nga Bordi i Sigurisë Provinciale.
“Ne kemi mësuar me habi se tifozët tanë nuk do të lejohen të jenë në stadium, kur të luajmë kundër Yukatel Kayserispor të shtunën, 4 mars 2023, një vendim i marrë nga Bordi i Sigurisë Provinciale Kayseri,”- thuhej në deklaratë.
Fenerbahçe tha se nuk është “në asnjë mënyrë e mundur” që skuadra të pranojë vendimin, duke e quajtur atë “të çuditshëm që nuk ka lidhje me kriteret sportive, në një mënyrë që do të thellojë polarizimin social”.
“Kjo nuk ka asnjë kuptim tjetër veçse të pengojë dëshirën e tifozëve tanë për të mbështetur ekipin tonë dhe të ndëshkojë klubin tonë”,- thuhet në deklaratën e Fenerbahçes.
Ekipi kërkoi të dinte se për çfarë arsye u ndaluan mbështetësit e tij dhe u bëri thirrje atyre që ishin të përfshirë në vendimin ta rishikonin atë.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 February 2023, 16:27
FRANCE - Kylian Mbappé i bën tifozët e Milanit të ëndërrojnë në rrjetet sociale. Po bën xhi...
Sport
28 February 2023, 15:55
TIRANE - Janë luajtur dy takimet e para çerekfinalet të Kupës së 71-të të Republikës. Bardheblutë e Tiranës ...
Sport
28 February 2023, 15:33
SPANJE - Aktiviteti i Karim Benzema në mediat sociale, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “The Best” të FIF...
Sport
28 February 2023, 14:41
FRANCE - Nata në Salle Pleyel në Paris i përkiste Lionel Messit. Legjenda argjentinase fitoi çmimin e lojtarit më të mir&eu...
Sport
28 February 2023, 12:39
TIRANE - Nuk është pritur gjatë për të vendosur. Drejtuesit e klubit të Partizanit, si organizatorë të sfidës, kan&...
Sport
28 February 2023, 12:19
TIRANE - Lionel Messi u shpall “Lojtari më i mirë” në ceremoninë e edicionit të shtatë të &ld...
Sport
28 February 2023, 11:56
ITALI - Gian Piero Gasperini ishte protagonist i një konflikti me disa tifozë të Milanit pas ndeshjes së humbur nga Atalant...
Sport
28 February 2023, 11:31
ITALI - Historia e stadiumit të ri të Milanit dhe Interit pasurohet me një kapitull të ri: në takimin e zhvilluar...
Sport
28 February 2023, 11:01
FRANCE - Në tërheqje që prej 11 janarit, presidenti i FFF-së, Noël Le Graët, paraqiti mëngjesin e kësaj të marte do...
Sport
28 February 2023, 10:55
FRANCE - Edhe një trofe për Lionel Messin. Ndërsa priste për një “Top të Artë” të tetë të mun...