23 February 2024, 17:25
Nga DOSJA
ITALI - Slavia e Pragës është kundërshtari i Milanit në raundin e 1/8-ve në Europa League. Legjenda e kuqezinjve, Franco Baresi komentoi shortin dhe theksoi se ku duhet të përmirësohet skuadra e Stefano Piolit.
“Kishim 50% mundësi të përballeshim me Liverpoolin, kështu që jemi të kënaqur me shortin. Megjithatë, Slavia është një skuadër e fortë dhe fizike, prandaj duhet t’i respektojmë çekët nëse duam të shkojmë larg.
Na vjen keq për humbjen me Rennes, por ndoshta përqendrimi në atë përballje nuk ishte maksimale. Gjë që duhet të ndryshojë nga raundi i ardhshëm. Duhet të jemi të vëmendshëm në të dyja takimet.
Problemet në mbrojtje? Të gjithë duhet të bëjnë më shumë kur pësohen kaq shumë gola. Duhet të vendosim më shumë intensitet në fushë, sepse golat e pësuar vijnë shpesh nga vonesa në mendim. Nevojitet frymë sakrifice për t’u përmirësuar në mbrojtje. Milani duhet të jetë gjithmonë ambicioz. Duhet të bëjmë maksimumin për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion.
Mund të përballemi me këdo nëse jemi në formën tonë më të mirë. Të besojmë deri në fund. Jemi një skuadër sulmuese, por duhet të përmirësohemi në çdo aspekt. Kemi lojtarë që mund t’u bëjnë keq kundërshtarëve, por nevojitet më shumë bashkim, kompaktësi dhe bindje në cilësitë dhe forcën tonë.
Le të shpresojmë që të rikthehen shpejt Kalulu dhe Tomori në mënyrë që Pioli të ketë më shumë alternativa”, u shpreh ish-kapiteni i Milanit. Aktualisht në postin e zv presidentit të nderit.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 February 2024, 17:12
ANGLI - "Married To The Game", krijimi novator i platformës së abonimit, Amazon, zbulon më shumë detaje rreth jetës së WAGS,&nbs...
Sport
23 February 2024, 17:04
GJERMANI - Thomas Tuchel ka folur pas zyrtarizimit të ndarjes së tij me Bayern Munich në fundin e sezonit. Drejtuesit e klubit bavarez njoftuan t...
Sport
23 February 2024, 16:58
BRAZIL - Piloti legjendar i Formula 1 Wilson Fittipaldi vdiq në Sao Paulo në moshën 81-vjeçare. Fittipaldi mori pjesë në 38 gara...
Sport
23 February 2024, 16:56
SKOCI - Elias Shear, lojtar i Queens Park Rangers është dënuar me një vit burg për një sulm tronditës kat...
Sport
23 February 2024, 16:36
SPANJE - 'Santiago Bernabeu' i ri po shkon drejt përfundimit, përpara hapjes qershorin e ardhshëm, ndërkohë që orari i rinovuar&nb...
Sport
23 February 2024, 16:19
SPANJE - Ángel Torres, presidenti i Getafe, zbuloi në programin “El Partidazo” të Radio Cope se klubi ishte afër sigurimi...
Sport
23 February 2024, 16:06
ARABIA SAUDITE - Luís Castro, trajneri i Al Nassr, ka dhënë një intervistë për revistën e gazetës ‘Nascer do S...
Sport
23 February 2024, 15:48
SPANJE - E ardhmja e Araujo-s është një nga çështjet që është në tavolinë prej disa muajsh, megj...
Sport
23 February 2024, 15:33
GJERMANI - Kush do të ulet në stolin e Bayern Munichut sezonin e ardhshëm? Vitin e kaluar, në mes të sezonit, bavarezët vendo...
Sport
23 February 2024, 15:23
SPANJE - Ashtu si Jürgen Klopp me Liverpoolin, apo Thomas Tuchel me Bayern Munich, Barça nuk donte ta zgjaste pezullimin, me siguri për t'u p&e...