31 March 2023, 11:59
Nga DOSJA
FRANCE - Si çdo sezon, ka PSG dhe të tjerët. Tani është Kylian Mbappé dhe të tjerët. Ndërsa sulmuesi francez ishte në fund të kontratës së tij sezonin e kaluar, klubi parizien nuk i kurseu mjetet për ta mbajtur yllin e tij.
Dhe ai jo vetëm që ai u bë lojtari më i paguar në Ligue 1, por edhe sportisti më i paguar në planet. Paga e tij mujore bruto, me shpërblime të konsiderueshme, llogaritet në 6 milionë euro. Kampioni i botës 2018 është shumë përpara shokut të tij të skuadrës Neymar.
Në kryeqytet, braziliani deri në fund të sezonit, merr një pagë prej 3.675 milionë euro bruto në muaj. Me pagesat e vlerësuara në 3.375 milionë euro bruto mujore, Lionel Messi plotëson ‘podiumin’, përpara Marquinhos dhe Marco Verrattit, të cilët marrin të njëjtën pagë (1.2 milionë euro).
Pjesa tjetër e ‘Top-10’ përbëhet vetëm nga lojtarët, që luajnë në PSG me Achraf Hakimi (1.083 milionë euro), Gianluigi Donnarumma (916.000 euro), Sergio Ramos (791.600 euro), Juan Bernat (730.000 euro) dhe Nordi Mukiele (700.000 euro).
Wissam Ben Yedder është lojtari i parë në këtë renditje, që nuk luan për PSG-në. Sulmuesi francez i AS Monaco zë vendin e 11-të me një page prej 650 mijë euro. Në vendin e 13-të në këtë renditje, është Jordan Veretout, lojtari më i mirë i OM (550.000 euro), ndërsa Alexandre Lacazette është lojtari më i paguar i Lyonit (450.000 euro).
Ja ‘Top 10’ futbollistët me pagat më të larta në futbollin francez:
1. Kylian Mbappé (PSG) - 6.000.000 euro
2. Neymar (PSG) - 3.675.000 euro
3. Lionel Messi (PSG) - 3.375.000 euro
4. Marquinhos (PSG) - 1.200.000 euro
5. Marco Verratti (PSG) - 1.200.000 euro
6. Achraf Hakimi (PSG) - 1.083.000 euro
7. Gianluigi Donnarumma (PSG) - 916.000 euro
8. Sergio Ramos (PSG) - 791.600 euro
9. Juan Bernat (PSG) - 730.000 euro
10. Nordi Mukiele (PSG) - 700.000 euro
B.T (Dosja.al)
Sport
31 March 2023, 11:57
ARGJNETINE - Lojtari bëri gjithashtu vizatime të ditës së pushtimit dhe medaljes së fituar në turne
Me trupin thuajse të &ld...
Sport
31 March 2023, 11:41
BRAZIL – Argjentinasi Diego Simeone është trajneri më i paguar dhe me shumë liri veprimi. Në vit, trajneri fiton rreth 34 milio...
Sport
31 March 2023, 11:37
BELGJIKE - Pamjet e aksidentit duken jo reale. Futbollisti 25-vjeçar, Sofian Kiyine, goditi një rrethrrotullim përpara se t&eu...
Sport
31 March 2023, 11:14
FRANCE - Është një vendim, ose më saktë një paralajmërim i qartë që duhet t'i bëjë njerëzit të...
Sport
31 March 2023, 11:06
ITALI - Klubi përgjegjës, po ashtu edhe drejtuesit. Futbollistët jo. Ky është konkluzioni i hetimit në lidhje me manovrën e p...
Sport
31 March 2023, 10:56
SPANJE - Shtypi spanjol është në trazira dhe duhet të jetë edhe për shumë javë të tjera, veçan&eum...
Sport
31 March 2023, 10:39
BELGJIKE - "Akoma gjallë! Ylli belg i çiklizmit, Wout Van Aert tani është mirë, pas përplasjes së tij të mart&eum...
Sport
31 March 2023, 10:12
ARGJENTINE - Sergio Aguero mori pjesë në një transmetim live në platformën “Twitch” të Ibai Llanos dhe në një...
Sport
31 March 2023, 09:59
Claudio Tapia, presidenti i Federatës Argjentinase, në të majtë, e bindi Gianni Infantino që të merrte organizimin e Kupës ...
Sport
31 March 2023, 09:34
ANGLI - Një skandal i ri u ngrit në Angli, për të cilin do të flitet gjatë. Përkatësisht, futbollisti i Sunderlan...