https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Liverpooli ia pagoi bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, të plotë kontratën e Diogo Jotës!
Në një intervistë me TNT Sports të enjten, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, shpjegoi se klubi ia pagoi të gjithë kontratën e Diogo Jotas anëtarëve të familjes së tij pas vdekjes së tij.
26 September 2025, 11:00Nga DOSJA
ANGLI - Siç sugjeroi media portugeze "Record" disa ditë pas tragjedisë, pronarët e Liverpoolit kanë vendosur të respektojnë kontratën e Diogo Jotës.
I pyetur nga "TNT Sports" në lidhje me mënyrën se si klubi e trajtoi vdekjen e lojtarit portugez, Arne Slot, trajneri i Reds, konfirmoi se klubi kishte vendosur t'ia paguante të gjitha pagat e mbetura të Diogo Jotës familjes së tij.
"Pronarët, ashtu si trajnerët, kritikohen kryesisht, por mënyra se si ata (Fenway Sports Group, pronarët e Liverpoolit) e trajtuan situatën... Ata i paguan kontratën e plotë të Diogo Jotës gruas dhe fëmijëve të tij.
Shumë njerëz mund të mendojnë se kjo është normale, por nuk është", shpjegoi ai. Diogo Jota dhe vëllai i tij André vdiqën në një aksident rrugor në Spanjë në fillim të korrikut. Portugezi kishte edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij me Reds.