https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Në fillim rreh brutalisht arbitrin, më pas vret veten dhe lë një mesazh për motrën e tij!
“E di që ke qenë gjithmonë aty për mua, të dua shumë. Të lutem, të lutem, ji e fortë, e di që nuk do të jetë e lehtë. Të dua, nuk mund të duroj më, nuk e di se çfarë është kjo që po me ndodh, nuk jam me une te dua shpirti im shko ne dreq.”
19 July 2023, 08:27Nga DOSJA
ARGJENTINE - Tmerr në Argjentinë, futbollisti Williams Alexander Tapon (24) fillimisht rrahu arbitrin në një ndeshje futbolli të ligës së ulët, dhe më pas kreu vetëvrasje. Kur gjyqtari i tregoi shokut të tij një karton të kuq, ai humbi durimin, u hodh mbi arbitrin, e goditi me grusht dhe më pas filloi ta gjuante me shkelma. Arbitri ka përfunduar në spital, për futbollistin është lëshuar menjëherë urdhër-arresti dhe në mes të kaosit ka ngritur dorën dhe është vetëvrarë.
Para se të vriste veten, futbollisti i ka lënë një mesazh prekës motrës së tij. Ajo e lexoi atë para mediave dhe dukej vërtet shqetësuese. Futbollisti i ka folur me lot dhe ka përmendur emrat e familjarëve të tjerë. "Ti ke qenë gjithmonë aty për mua, të dua shumë. Të lutem, të lutem, ji e fortë, e di që nuk do të jetë e lehtë. Të dua, nuk mund të duroj më, nuk e di se çfarë është kjo që po më ndodh, nuk jam më unë te dua shpirti im shko ne dreq. E di që do të dukem frikacak per këtë por jam lodhur më fal të lutem mos vuaj shumë për mua," - tha Williams përpara se të përfundonte mesazhin audio.