https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Një impiant i ri sportiv në Durrës, Presidenti Duka: “Ta mbushni me energji dhe ëndrra”…
“Veçanërisht falënderoj drejtuesit e futbollit të klubit Teuta, për bashkëpunimin, ndërtimin e fushës, organizimin dhe për gjithçka. Sukses të gjithë fëmijëve dhe klubit të Teutës”, - u shpreh Presidenti Duka.
10 September 2026, 11:30Nga DOSJA
DURRES - Qytetit të Durrësit i është shtuar një tjetër hapësirë moderne për zhvillimin e futbollit. Pranë stadiumit “Niko Dovana” është inauguruar fusha e re sportive, një investim i realizuar në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit Teuta, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së futbollit në vend.
Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me drejtues të klubit Teuta, trajnerë, futbollistë e futbolliste të akademisë, si edhe prindër dhe të apasionuar të futbollit. Fusha e re do të jetë në shërbim të ekipeve të klubit dhe veçanërisht të fëmijëve e të rinjve që ushtrojnë aktivitetin sportiv pranë akademisë së Teutës.
Gjatë ceremonisë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi rëndësinë e këtij investimi për akademinë e Teutës dhe theksoi se infrastruktura është një element i rëndësishëm për të krijuar më shumë mundësi për fëmijët që zgjedhin futbollin.
“Unë dua t’i falënderoj shumë drejtuesit e klubit, por edhe vajzat që sakrifikojnë. Dua t’ju falënderoj shumë që jeni këtu sot. Uroj që kjo fushë të jetë gjithmonë e më plot me ju, me fëmijë sepse nëpërmjet jush ne sigurojmë të ardhmen e futbollit në qytetin tonë të Durrësit, por edhe në Shqipëri. Ta mbushni këtë fushë me energjinë tuaj pozitive, me buzëqeshje tuaj dhe të realizoni ëndrrat tuaj.
Veçanërisht falënderoj edhe drejtuesit e futbollit të klubit Teuta, për bashkëpunimin, ndërtimin e fushës, organizimin dhe për gjithçka. Sukses të gjithë fëmijëve dhe klubit të Teutës”, – përfundoi Presidenti Duka.